Edhe pse disa zakone mund të duken si produktive në pamje të parë, ju ndodhsta nuk po e kuptoni se janë pikërisht ato të cilat po ndikojnë negativisht në ecurinë e biznesit tuaj.
Ja se cilat janë disa prej tyre:
1. Mungesë balance jetë profesionale- jetë personale
Një prej gabimeve të një pjese të madhe sipërmarrësish është se ata punojnë në vazhdimësi dhe nuk arrijnë të vendosin një barazpeshë ndërmjet jetës profesionale dhe jetës së tyre personale, por gjithmonë i marrin kohë kësaj të fundit. Të punosh pa u shkëputur fare nga puna nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të jeni produktiveë dhe efikasë.
2. Orët shtesë nuk lidhen gjithmonë me rezultate të larta
Ky është nje prej miteve më të gabuara të një numri të madh sipërmarrësisht. Të punosh orë shtesë nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju do të arrini rezultate të larta, sepse një sitautë e tillë mund të shoqërohet me lodhje dhe mungesë produktiviteti, pra t’ju rezultojë e kundërta e asaj që kishit menduar.
3. Të merreni me shumë gjëra njëkohësisht
Sado sipërmarrës i suksesshëm të jeni, mos harroni se në fund të fundit ju jeni njeri si gjitë të tjerët, dhe një prej gabimeve që mund të bëni si pasojë e vetëbesimit tuaj të lartë është se ju mund të merrni me shumë gjëra njëkohësisht. Në vend të kësaj, do të bënit mirë që t’ia delegonit detyrat stafit tuaj, duke i ndarë ato në mënyrën më të mirë të mundshme.
4. T’i ndaloni stafit tuaj të punojnë nga shtëpia
Të punuarit nga shtëpia është një prej formve më të përdorura kohët e fundit nga kompani të ndryshme. Por nëse edhe ju bëni pjesë në atë kategori kompanish që mund t’jua lejojë punonjësve të punurit nga shtëpia, atëherë mos ngurroni ta bëni. Do të shikoni që një gjë e tillë do të rezultojë në një rritje të produktivitetit.
5. Mungesë besimi
Të qenët i pranishëm në çdo mbledhje, apo në krye të çdo departamenti në kompaninë tuaj, nuk ju bën juve një sipërmarrës të suksesshëm apo një lider të zotin. Ju duhet të mësoni që t’i delegoni detyrat përkatëse stafit tuaj dhe të keni më shumë besim tek ata.