Ju pëlqen të lexoni?
Nëse jeni lexues të pasionuar dhe nuk e dini ende se ku të shkoni me pushime, ja disa nga destinacionet ideale për ju.
Të pasura me kujtime letrare dhe magjepsëse, do t’ju a bëjnë pushimet tuaja të paharrueshme.
Paris, Francë
Pa dyshim është një nga qytetet më të bukura në botë. Ju pëlqen të lexoni? Rezervoni në Hotel Le Pavillon des Lettres – ka 26 dhoma, të gjitha kushtuar një shkrimtari. Në qytet ju mund të vizitoni shtëpinë e Honore de Balzac dhe Victor Hugo, varrezat Père Lachaise, ku prehen Oscar Wilde, Gertrude Stein dhe Jim Morrison, dhe të pini diçka tek Café Les Deux Magots, e frekuentuar nga Simone de Beauvoir, Jean-Paul Sartre, Albert Camus dhe James Joyce.
Nju Jork, SHBA
Nëse ju pëlqen të lexoni, vizitoni New York Public Library dhe bëni shëtitjen letrare në Central Park. Ju këshillojmë të bëni një vizitë edhe tek hoteli i famshëm The Algonquin, në West 44th Street, ku mblidheshin J.D. Salinger e Dorothy Parker.
Dublin, Irlandë
Qyteti feston më 16 Qershor ditën kushtuar shkrimtarit të famshëm James Joyce. Quhet Bloomsday, nga emri i personazhit të famshëm të librit të tij “Uliksi”. Gjatë kësaj dite njerëzit vishen si personazhet e romanit “Uliksi” dhe vizitojnë vendet e përshkruara nga Joyce në vepër. Ju mund të vizitoni edhe shtëpinë e Oscar Wilde dhe Dublin Writers Museum, kushtuar shkrimtarëve të mëdhenj irlandezë,
Venecia, Itali
Të gjithë ata që pëlqejnë të lexojnë nuk mund të mos shijojnë një kafe në Caffè Florian, e cila kohë më parë frekuentohej nga Dickens, Rousseau, Goethe e Byron. Pallati Barbaro, në Canal Grande, dikur frekuentohej nga shkrimtarë të mëdhenj amerikanë Edith Wharton e Henry James. Në fund ju këshillojmë të vizitoni librarinë Acqua Alta, ku librat do t’i shikoni të vendosura në varka dhe jo në raftet e zakonshme.
Hay on Wye, Britani e Madhe
Një tjetër qytet është Hay on Wye, Gales, në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për një fshat të vogël me më pak se dy mijë banorë ku gjenden 40 librari. Çdo vit, nga fundi i majit deri në ditët e para të qershorit, zhvillohet Festivali i Letërsisë, ose ndryshe “Spirit of Woodstock”. Ndër 40 libraritë veçojmë Honesty Bookshop, ku mund të gjeni libra të vjetër.
Aracataca, Kolumbi
Ata që kërkojnë libra ekzotikë duhet të vizitojnë Aracataca, në Kolumbi, shtëpi e shkrimtarit fitues i çmimit Nobel, Gabriel Garcia Marquez. Përveç muzeve kushtuar shkrimtarit, organizohen edhe evente letrare mjaft karakteristike. Këshillohet të vizitoni Libreria El Pendulo, ku përveçse mund të lexoni një libër të mirë, mund të hani dhe të dëgjoni muzike “live”.