Florentino Perez gati të ofrojë 105 milionë euro për Dybala

11/01/2017 5:13 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Florentino Perez nuk heq dorë nga Paulo Dybala. Përkundrazi. Presidenti i Real Madrid është gati të ofrojë 105 milionë euro për të blerë lojtarin, të cilit do t’i propozonte një kontratë që shkon deri në 10 milionë euro në vit. Këtë e bën të ditur e përditshmja spanjolle Sport, sipas së cilës edhe Barcelona është e interesuar për argjentinasin por nuk është e gatshme të bëjë një investim kaq të madh. Ashtu siç ka ndodhur në të shkuarën me Cristiano Ronaldon dhe James Rodriguez, Perez ka si qëllim kryesor arritjen e kësaj blerjeje. Me çfarëdo çmimi!

Në Spanjë qarkullon hipoteza e ofertës së parezistueshme që së shpejti mund të arrijë në tavolinën e Juventusit: 105 milionë cash. Alvaro Morata, i cili pak ditë më parë u përfol se do të ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje, me sa duket, nuk do të përfshihet. Me shumë mundësi, sulmuesi i riblerë verën e kaluar nga bardhezinjtë do të shitet për të përfituar sa më tepër nga ana financiare.

Ky propozim shumë milionësh mund ta lëkundë Juventusin, sot për sot e vendosur që të blindojë Dybala me një rinovim të kontratës dhe një rritje të pagës, nga 3 milionë në 7,5 milionë euro në sezon pothuajse aq sa përfiton Gonzalo Higuain. Gjithsesi kjo shumë është më e ulët krahasuar me propozimin e Realit për të blerë argjentinasin: 10 milionë. Shifra mjaft të larta që shtypi spanjoll, por edhe vetë madrilenët, mund të mos e aprovojnë plotësisht.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz