Juventus dhe blerjet e bujshme në histori, nga 250 mln lira për Platini te 105 mln euro për Ronaldo

11/07/2018 4:47 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Juventus thyen një tjetër rekord. Blerja e Cristiano Ronaldo për 105 milionë euro është më e shtrenjta që ka bërë ndonjë skuadër e Serisë A.

Është interesant fakti që, për të njëjtën shifër, klubi bardhezi i shiti Manchester United, mesfushorin Pogba.

Në vend të pestë të klasifikimit absolut të blerjeve më të shtrenjta pas asaj të Neymar (PSG, 222 milionë euro), Mbappé (PSG, 145 milionë euro), Coutinho (Barcelona, 125 milionë euro) dhe Dembelé (Barcelona, 125 milionë euro), blerja e CR7 e zhvendos Gonzalo Higuain në vend të dytë, i transferuar nga Napoli te Juve në vitin 2016 për 90 milionë euro.

Më poshtë janë transferimet që kanë lënë shenjë në historinë e futbollit italian….

Gonzalo Higuain

Me 90 milionë euro, kalimi i Higuain nga Napoli te Juve mbetet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Serisë A.

Hernan Crespo

Në verën e vitit 2000, argjentinasi Hernan Crespo kaloi nga Parma te Lazio, për 55 milionë euro.

Gianluigi Buffon

Në vitin 2001, blerja e Buffon nga Parma i kushtoi Juventusit rreth 52 milionë euro.

Gaizka Mendieta

Gaizka Mendieta do të kujtohet si një nga blerjet më të bujshme të merkatos italiane: në vitin 2001, Lazio e bleu nga Valencia futbollistin spanjoll për 48 milionë euro.

Christian Vieri

Transferimi i Christian Vieri nga Lazio tek Inter, tronditi merkaton në vitin 1999. Vieri u ble për 90 miliardë lira, sot rreth 45 milionë euro.

Rui Costa

Portugezi Manuel Rui Costa u transferua te Milan nga Fiorentina në vitin 2001 për 43 milionë euro.

Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci u transferua vitin e kaluar nga Juve te Milan për 40 milionë euro plus 2 bonuse.

Lilian Thuram

Në vitin 2001, mbrojtësi Lilian Thuram u transferua nga Parma te Juventus për 41,5 milionë euro.

Pavel Nedved

Pavel Nedved u transferua te Juventus nga Lazio në vitin 2001 për 41,2 milionë euro.

Megjithatë, përballë këtyre shifrave të vjen të qeshësh kur mendon se sa u paguan disa nga futbollistët më të mirë në botë për të luajtur në Itali: duke nisur nga Diego Armando Maradona, i cili u ble nga Napoli në vitin 1984, për 13,5 miliardë lira (19,1 milionë euro, duke marrë në konsideratë edhe inflacionin).

Në vitin 1997, Inter shpenzoi 51 miliardë lira (sot do të vlenin 37,3 milionë) për të blerë Ronaldo “Fenomenin”. Po Juve, në vitin 1996 i pagoi 7,5 miliardë lira Bordeaux për të blerë Zidane (sot 5,5 milionë euro). Shkojmë edhe më pas në kohë, në vitin 1982, kur sërish klubi bardhezi shpenzoi 250 milionë lira, ose ndryshe 450 milionë euro, për të blerë Platini.

 

Burimi: La Repubblica

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of