Duke mundur Bolonjën në Juventus Stadium, skuadra e Massimiliano Allegri-t ka vendosur një rekord të ri fitoresh radhazi në shtëpi, 26, duke thyer rekordin e mëparshëm që u përket po bardhezinjve.
Allegri ka përmirësuar rekordin e mëparshëm të fitoreve radhazi në shtëpi (25) në sezonin e parë në Torino, pasi zëvendësoi Antonio Conte-n, i cili në sezonin 2013/14 fitoi të 19 ndeshjet brenda fushës. Kjo seri fitoresh u ndërpre më 14 dhjetor 2014 në ndeshjen me Sampdorian, e cila përfundoi 1-1.
Sezonin e kaluar, pikërisht Bolonja ndali serinë e fitoreve radhazi të Juventus në 15, duke penguar bardhezinjtë të arrijnë rekordin që i përket Interit (17 në sezonin 2006/07), por kësaj here djemtë e Roberto Donadoni-t u gjunjëzuan nga dopjeta e Gonzalo Higuaín dhe goli i Paulo Dybala, që i dhanë një fitore të pastër Zonjës së Vjetër.
Gjithashtu Bolonja ka qenë gjithnjë skuadra e parë që ka dalë e pamundur nga Juventus Stadium, duke barazuar 1-1 më 21 shtator 2011. Ndërsa Inter është skuadra e parë e cila doli e fituar nga Juventus Stadium me rezultatin 3-1, më 3 nëntor 2012.
Që nga ndeshja e parë e Serisë A e luajtur në Juventus Stadium – një fitore 4-1 në shtëpi përballë Parmës në shtator 2011 – Juventus ka luajtur 105 ndeshje kampionati në impiantin e tij të ri, duke koleksionuar 88 fitore, 14 barazime dhe vetëm 3 humbje (232 gola të shënuar, 54 të pësuar)
Po ashtu përbëjnë rekord edhe 47 ndeshjet e luajtura në shtëpi pa humbje në periudhën 19 janar 2013 – 23 maj 2015.
Rezultate të mira edhe në 21 ndeshjet europiane të luajtura në Juventus Stadium: 12 fitore, 8 barazime dhe vetëm 1 humbje kundër Bajernit të Mynihut në çerekfinalet e Champions League në sezonin 2012-2013, më 10 prill 2013.