Derbi i Italisë, Juventus – Inter (0 – 0), i luajtur të shtunën në ‘Allianz Stadium’ të Torinos përpara 41.418 spektatorëve, ka shënuar rekord të ri të ardhurash për juventinët në kampionatin e Serisë A.
Sipas zyrës së shtypit të klubit bardhezi, të ardhurat nga ndeshja Juventus – Inter arritën në 2.312.732 euro.
Në ‘Allianz Stadium’ ishin të pranishëm 27.294 të abonuar, fitimet nga të cilët arritën në 1.136.552 euro dhe 12.025 spektatorë të tjerë me pagesë, të ardhurat e të cilëve arritën 1.176.180 euro. Tifozë të skuadrës udhëtuese (interistë) ishin 2.099 spektatorë.
Rekordin absolut të të ardhurave në Serinë A e mban derbi i këtij sezoni, Inter – Milan (ndeshja e vajtjes), e luajtur më 15 tetor, me 78.328 spektatorë të pranishëm në ‘San Siro’. Fitimet nga kjo ndeshje arritën në 4.864.749 euro.