Juventus, një makineri e përsosur. Numra mahnitës pas suksesit ndaj Barcelonës

12/04/2017 12:01 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Fitorja 3-0 ndaj Blaugranave e përkthyer në shifra. Statistikat nuk lënë asnjë dyshim

Fitorja e mbrëmjes së djeshme me rezultatin e pastër 3-0 ishte konfirmimi që Juventus po fillon të shkëlqejë dhe në Europë, ashtu siç bën prej vitesh në Itali. Për ta bërë këtë, më tepër se fjalët vlejnë numrat.
Ky Juventus është solid në mbrojtje, praktikisht perfekt (vetëm 2 gola të pësuar këtë sezon në Champions në 9 ndeshje të luajtura) dhe gjithashtu i frikshëm në sulm.
Sakrifica, përkushtimi, talenti si dhe skemat e suksesshme të trajnerit Allegri, e kanë shndërruar Juven në një ekip thuajse të pagabueshëm.

STATISTIKAT E BARDHEZINJVE

• Juventus nuk kishte shënuar asnjëherë 3 gola dhe nuk kishte fituar me po kaq gola diferencë ndaj Barcelonës.

• Juventus është skuadra e pestë që brenda një sezoni të Champions League ka pësuar vetëm 2 gola në 9 ndeshje; katër të tjerat kanë arritur minimalisht në finale.

• Para asaj të Dybala-s, dopieta e fundit e një futbollisti bardhezi në Champions ishte ajo e Carlos Tevez në Dortmund në mars 2015.

• 14 nga 16 golat sezonalë të Dybala-s janë shënuar brenda në Juventus Stadium.

• Goli i parë i yllit argjentinas, pas 6’34”, ishte goli më i shpejtë i pësuar nga Barcelona në këtë sezon, në të tre kompeticionet.

• Në historinë e saj në Champions League, vetëm në një rast Barcelona ishte gjendur në dizavantazh të dy golave në më pak kohë: në mars 2005, 0-2
kundër Chelsea pas 17 minutash.

• Juventus ka shënuar të paktën një gol në 33 ndeshjet e fundit zyrtare: ecuria më e mirë që nga marsi i vitit 2006.

• Bardhezinjtë kanë fituar 16 ndeshjet e fundit të luajtura në Juventus Stadium dhe janë të pamposhtur në 48 ndeshjet e fundit zyrtare brenda fushe (42 fitore, 6 barazime): humbja e fundit në Juventus Stadium ndaj Udinezes në gusht të 2015-s.

• Që nga sezoni 2003/04, vetëm një herë Juventus ka fituar një ndeshje në Champions, duke pasur një përqindje të kontrollit të topit më të pakët krahasuar me kundërshtarin: 32% mbrëmë, 31% në tetor 2008 ndaj Realit të Madridit.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz