Krijimi i foshnjave është një biznes si dhe një mënyrë jetese për babain e tetë fëmijëve Kostas Pantos.
Si themelues i Genesis, klinika më e madhe e fertilitetit në Greqi, ai mbikëqyr 5,000 ciklet e trajtimit për çdo vit, ose rreth një të tretën e totalit në vend, si dhe pesë herë atë që ai bënte vetëm pak vite më parë. Larg nga grindjet mbi financat greke, mjeku dhe ekipi i tij duan ta bëjnë Greqinë një qendër asistuese për teknologjinë e riprodhimit, ose ART, një treg mbarë botërorë që parashikohet të tejkalojë 20 miliard dollarë deri në vitin 2020.
“Gjason të ekzistojë një krizë financiare, por njerëzit ende do të paguajnë për të pasur një fëmijë kur ata e duan një të tillë,’ tha Pantos, kryegjinekologu 58 vjecar. ‘Ne po lulëzojmë.’
Miratuar nga qeveria që po ‘mbetet trokë’, plani aktual është te ‘gërshetojnë ‘trajtimin me pushimin, më shumë se sa ka bërë rivali spanjoll, duke kombinuar dy industri të rralla në rritje në një vend që po përpiqet fort të daë nga rënia më e keqe në historinë e tij. Kriza ekonomike, dhe rregullimi i lirshëm që vjen me shkurtimin e shpenzimeve qeveritare, ka të ngjarë të ketë ndihmuar industrinë e fertilitetit.
Në rast se dështon trajtimi në përdorimin e vezores së një gruaje, ligji grek i mundëson donatorëve të mbeten anonim dhe të paguhen gati 1,000 (1,114 dollarë). Pra, ashtu sikundër lindjet në Greqi ‘kanë gjurmuar’ rënien në ekonomi, oferta e vezoreve është rritur.
Ka gjithashtu një treg më të gjerë se në disa vende të tjera për shkak se procedurat janë në dispozicion për grate e moshës 50 vjecare, ndërsa ajo kushton shumë më pak në krahasim me vende si SHBA.