Politikani australian jep doreheqjen per nje shishe vere….
Zoti O’Farrell thotë se ai ka pranuar pasojat e ‘dështimit të kujtesës’ së tij.
Kreu i shtetit më të populluar të Australisë ka njoftuar dorëheqjen e tij pasi nuk ka deklaruar një shishe verë dhuratë prej 3,000 dollarësh australian (2800 dollarë, 1680 paund).
Kryeministri i New South Wale, Barry O’Farrell ka deklaruar për grupin hetimor kundër korrupsionit se ai kurrë nuk e ka marrë verën.
Z. O’Farrell tha se nuk i kujtohej ti kishte telefonuar biznesmenit Nick Di Girolamo, i cili i ka dërguar atij dhuratën në vitin 2011.
Ai reagoi pasi hetuesit zbuluan një letër falënderimi për atë.
‘Nuk më vjen asgjë në mend.”
Zoti O’Farrell, udhëheqës i Partisë Liberale të Neë South Wales, njoftoi sot dorëheqjen e tij në një konferencë për shtyp në Sydney.
Ai u tha gazetarëve se ai ‘nuk ka kërkuar për asnjë moment të mashtrojë’ grupin hetimor.
‘Unë e pranoj se ka një letër falënderimi nënshkruar nga unë dhe si dikush që beson në dhënien e llogarisë, unë pranoj pasojat e veprimit tim,’ tha ai.
Ai shtoi se një kryeministër i ri do të zgjidhet në një mbledhje parlamentare javën e ardhshme.
‘Unë ende nuk mund të shpjegojë qoftë ardhjen e një dhuratë e cila nuk më kujtohet, qoftë mungesën e saj të cilën sigurisht ende nuk e kuptoj. Por unë pranoj pasojat sipas rregullave ‘.
Kryeministri australian, Tony Abbott, i cili kryeson koalicionin Liberal-National, tha se dorëheqja e zotit O’Farrell ishte një shenjë integriteti, jo korrupsioni.
‘Natyrisht, sikundër ne tani e dimë, ai pa faj dhe pa dashje ‘mashtroi’ dje ICAC dhe ka ndërmarrë hapin krejtësisht të nderuar për të dhënë dorëheqjen si kryeministër,’ deklaroi ai.
Politikani i opozitës John Kaye deklaroi se nga njoftimi i z. O’Farrell nxjerrim një mësim të madh.
‘Kjo nuk ka të bëjë me Barry O’Farrell, kjo ka të bëjë me kulturën e politikës në Neë South Wales,’ tha ai.
‘Barry O’Farrell ‘u dynd’ në mënyrë të qartë me dhurata dhe donacione nga lobistët por ai thjesht e humbi dhe nuk po kuptonte se cfarë po ndodhte. ‘
Z. O’Farrell e mori shishen e vitit 1959 Penfolds Grange Hermitage nga biznesmeni Nick Di Girolamon, kompania e të cilit, Australia Water Holdings, është nën hetim nga organi hetimor kundër korrupzionit të Neë South Wales.