Nga Universiteti Harvard vijnë pohime të shkencëtarëve që pretendojnë se personat, të cilët pinë më shumë se 3 filxhanë kafe në ditë, ekspozohen ndaj një rreziku më të madh për të pasur glaukomë, e cila mund të shkaktojë shikim më të dobët dhe madje edhe verbëri.
Udhëheqësi i hulumtimit prof. Jae Hee Kang deklaron se kafja me kafeinë ka shumë përparësi shëndetësore, por pirja e më shumë se 3 filxhanëve në ditë mund të rrisë rrezikun për të pasur glaukomë, veçanërisht tek personat që kanë predispozita gjenetike për dicka të tillë.
Gjithsesi, shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Investigative Ophthalmology & Visual Science”, thekson se produktet e tjera, të cilat kanë kafeinë në përbërjen e tyre, nuk rrisin rrezikun e krijimit të glaukomës, prandaj janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme.