Romotow është emri i kamperit në formën e një USB-jë gjigante. Ky është një koncept i krijuar që para gjashtë vitesh nga studioja arkitekturore W2 me seli në Zelandën e Re. Ka qenë vetë kjo studio arkitekturore e cila ka thënë se frymëzimin për të ndërtuar kamperin e ka marrë pikërisht nga një USB e zakonshme.
Ky kamper është 9.5 metra i gjatë dhe 2.5 metra i gjerë në gjendje të mbyllur ka një hapësirë akomoduese të brendshme të konsiderueshme dhe hapet nëpërmjet një butoni të inkorporuar.
Ai ka thuajse gjithçka që kanë edhe kamperët e tjerë, një kuzhinë të vogël, një tualet dhe një dhomë gjumi të vogël. Por ndryshe nga kamperët e tjerë, nga struktura e posaçme që ai ka, do t’u mundësojë atyre që do ta blejnë, që në momentin që dalin jashtë të kenë një strukturë mbrojtëse në rast se bie shi.
Romotovi i parë ka filluar të ndërtohet dhe pritet të përfundojë brenda vitit 2020.
Kostoja e tij do të shkojë deri në 350, 000 dollarë amerikanë dhe ai do të blihet nga klientët që do të dëshirojnë direkt nga fabrika ku do të ndërtohet.
Ky kamper do të jetë i pajisur edhe me në sistem alarmi si brenda tij ashtu edhe në pjesën e jashtme.