Ky është një prej kampingjeve më të veçatë të momentit. I përbërë nga tenda që varën në pemë, kampingu Low Wray që ndodhet shumë pranë Liqenit Windermere në Cumbria, Angli, i parë së largu të krijon idenë e orbitave gjigande të UFO-ve.
Tendat e këtij kampingu qëndrojnë të varura në pemë, në lartësinë prej 3.48 metrash.
Kostoja për një natë gjatë pikut të sezonit shkon në 120 paund, ndërsa gjatë ditëve normale çmimi i saj bie në 100 paund.
Në një tendë të tillë mund të akomodohen deri në 3 persona adultë, ndërsa fëmijët duhet të jenë mbi pesë vjeç.
Të gjithë pushuesit do të pajisn me një shkallë e cila do t’u mundësojnë atyre ngjitjen në tendë.
National Trust, organizuesi i një kampingu të tillë shprehet se të gjithë pushuesit do të mrekullohen nga pamja që do të shikojnë gjatë natës dhe një gjë e tillë ka si objektiv kryesor afrimin e njerëzve sidomos të fëmijëve me natyrën, duke qenë se një pjesë të madhe të ditës së tyre ata e shpenzojnë vetëm me pajisje të ndryshme teknologjike.
Në ambientin e rezervuar për kamping, pushuesit do të gjejnë edhe një kuzhinë të improvizuar tërësisht me materiale druri, e cila do t’u mundësojë atyre që të gatuajnë gjatë kohës së qëndrimit aty.
Por nëse kushtet atmosferike nuk janë të duhurat, psh nëse fryn erë më shpejtësi të lartë, atëherë organizuesit e National Trust do ta anullojnë kampingun. Por gjithsesi, ata do t’i kthejnë mbrapsh pagesën të gjithë atyre që kanë paguar, ose nëse dëshirojnë mund t’i rezervojnë një datë tjetër.
James Ingham, drejtuesi i National Trust tha se një kamping i tillë është ideali për t’u shplodhur nga ditët me shumë intensitet të lartë të jetës në qytete dhe mbi të gjitha për të lënë pas stresin e jetës moderne qe ka përfshirë një numër të lartë njerëzish.
Ky kamp do të hapet për publikun gjatë muajit të ardhshëm.