Emri i tij i vërtetë, Kampung Pelagi, nuk të thotë asgjë, por nëse i thonë Rainbow Village (fshati ylber), atëherë të gjithë e dimë se për cilin vend po flasim.
Kampung Pelagi në gjuhën indoneziane do të thotë “vendi që ka ngjyrën e Irisit”.
Para pak kohësh, qeveria lokale restauroi 232 shtëpitë e këtij fshati duke i lyer çatitë dhe muret e tyre me ngjyra fluorishente.
Tani më, Kampung Pelagi është bërë një vend mjaft i vizituar, veçanërisht nga Instagrammer, që shkrepin pafund selfie dhe foto.
Ky fshat është bërë një destinacion turistik për shkak të ngjyrave të mureve që karakterizojnë shtëpitë.
Kampung Pelagi nuk ka ndonjë interes historik, artistik apo natyror, por kjo specifikë e ka bërë kaq unik sa ia vlen të vizitohet.
Kampung Pelagi ndodhet në Randusari, në jug të Semerang. Njëherë e një kohë ai quhej Kampung Wonosari, një fshat i padëgjuar më parë.
Me qëllim që të gjallërojë fshatin e varfër dhe për ta bërë atë një pikë turistike, qeveria vendore ndërmori nismën për ta shndërruar atë në një vend shumëngjyrësh.
Ishte ideja e drejtorit të shkollës së mesme në Semarang, Slamet Widodo, 54 vjeç, për të pikturuar fshatin. I gjithë ky projekt ka kushtuar rreth 22,500 dollarë amerikanë.