Të gjithë kandidatet për “Auditues Ligjor” dhe “Kontabilist i Miratuar” kanë kohë deri më 22 qershor 2018 për t’u regjistruar në provimet e aftësive profesionale për të marrë titullin. Detajet janë bërë të ditura nga Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale në Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit. Referuar njoftimit zyrtar është bërë përcaktimi i listës së dokumenteve që duhet të paraqesin të dy kategoritë përpara regjistrimit. Sakaq në dokumente shpjegohet edhe sesi do të veprojnë kandidatët që nuk janë shpallur fitues në sezonin e kaluar dhe duan që të hyjnë sërish në provim për të marrë titullin. Po kështu tashmë është bërë përcaktimi i datës së parë të provimit të këtij sezoni që do të jetë 11 korriku 2018 për disiplinën “Raportimi dhe përgatitja e pasqyrave financiare, sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare të raportimit financiar”.
Dokumentet për tu regjistruar në provim
KANDIDATËT PËR AUDITUES LIGJORË (AL) duhet të paraqesin:
- Kërkesën me shkrim drejtuar Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale, ku të listohen dokumentet e paraqitura;
- Fotokopje të Kartës së identitetit;
- Kopje të certifikatës të kryerjes ose vendimit të përjashtimit nga praktika profesionale të lëshuar nga IEKA ose Bordi i Mbikëqyrjes Publike;
- Për personat që nuk plotësojnë pikën 3 më sipër, vërtetim të lëshuar nga IEKA për kalimin me sukses të testeve të parashikuara në programin e përgatitjes profesionale sipas nenit 18, të ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin eprofesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” të ndryshuar, si dhe kryerjen e gjysmës së praktikës profesionale;
- Personat që kanë marrë titullin ACCA ose CPA në një shtet tjetër duhet të dorëzojnë një kopje të diplomës/certifikatës të noterizuar me vulë apostile, që provon se janë anëtarë me të drejta të plota të organizatës profesionale respektive në përputhje me ligjin. Ky dokument duhet të dorëzohet deri përpara marrjes së dëshmisë që tregon përfundimin me sukses të provimeve të organizuara nga KPAP. Deri në datën e regjistrimit, dorëzohet paraprakisht një “Letter of good standing” nga organizata përkatëse ACCA ose CPA, ku kandidati është anëtar me të drejta të plota, të përkthyer dhe noterizuar në gjuhën shqipe. Në rast mosdorëzimi të kopjes së diplomës/certifikatës të noterizuar me vulë apostile, në momentin e marrje së dëshmisë që tregon tregon përfundimin me sukses të provimeve përkatëse të organizuara nga KPAP, atëherë kjo dëshmi nuk mund të lëshohet. Në këtë rast pika 3 dhe 4 më sipër nuk aplikohet.
- Fotokopje të noterizuar të diplomës ku të ketë përfunduar, të paktën, studimet universitaretë ciklit të dytë në nivelin “Master”, ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar ose ekuivalente me këtë nivel për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to;
- Dëshmi të gjendjes personale gjyqësore (dëshmi penaliteti) të 3 muajve të fundit (nëmungesë të saj vetëdeklarim dhe dorëzimin e dëshmisë para marrjes së dëshmisë përkalimin e provimeve). Në rast mosdorëzimi të dëshmisë së penalitetit, në momentin e marrje së dëshmisë që tregon tregon përfundimin me sukses të provimeve përkatëse të organizuara nga KPAP, atëherë kjo dëshmi nuk mund të lëshohet;
- Dokument bankar per kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit në shumën 5.000 lekë;
KANDIDATËT PËR KONTABILIST TË MIRATUAR (KM) duhet të paraqesin:
- Kërkesën me shkrim drejtuar Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale, ku të listohen dokumentet e paraqitura;
- Fotokopje të Kartës së identitetit;
- Fotokopje të noterizuar të diplomës ku të ketë përfunduar, të paktën, studimet universitare të ciklit të dytë në nivelin “Master”, ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar ose ekuivalente me këtë nivel për çdonjerën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to; Vërtetim se ka të paktën tre vite përvojë profesionale në fushën e kontabilitetit, të financës, kontrollit financiar dhe në fusha të ngjashme. Si vërtetim mund të shërbejnë fotokopje e noterizuar e librezës së punës, ose vërtetim nga sigurimet shoqërorë për gjendjen e sigurimit shoqëror e shëndetësor, ose vërtetime të tjera të cilat provojnë kriterin ligjor të përvojës në punë.
- Vërtetime ose çertifikata, ose fotokopje të noterizuara të tyre, që tregojnë se kandidati ka kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga organizata profesionale e kontabilistëve të miratuar, në të cilën individi dëshiron të anëtarësohet.
- Dëshmi të gjendjes personale gjyqësore (dëshmi penaliteti) të 3 muajve të fundit (në mungesë të saj vetëdeklarim dhe dorëzimin e dëshmisë para marrjes së dëshmisë për kalimin e provimeve). Në rast mosdorëzimi të dëshmisë së penalitetit, në momentin e marrje së dëshmisë që tregon përfundimin me sukses të organizuara nga KPAP, atëherë kjo dëshmi nuk mund të lëshohet; Dokument bankar për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit në shumën 5.000 lekë.
-Afati i dorëzimit të dokumenteve së bashku me pagesën e regjistrimit do të jetë deri në datën 22 qershor 2018.
– Lista përfundimtare e kandidatëve të kualifikuar shpallet në datën 4 korrik 2018.
– Afati i kryerjes së pagesës për secilin provim do të jetë 3 ditë përpara se kandidatët të hyjnë në provimin përkatës.
KANDIDATËT QË KANË DORËZUAR DOKUMENTACION NË SEZONET E KALUARA DHE NUK JANË SHPALLUR FITUES PËR TË MARRË PJESË NË PROVIME NË KËTË SEZON OSE JANË TË MBARTUR NGA SEZONI I 2016, duhet të paraqesin:
- Kërkesën me shkrim drejtuar Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale;
- Kopje të ID,
- Dëshmi të gjendjes personale gjyqësore (dëshmi penaliteti) të 3 muajve të fundit (në mungesë të saj, vetëdeklarim dhe dorëzimin e dëshmisë para marrjes së dëshmisë për kalimin e provimeve). Në rast mosdorëzimi të dëshmisë së penalitetit, në momentin e marrjes së dëshmisë që tregon përfundimin me sukses të provimeve përkatëse të organizuara nga
KPAP, atëherë kjo dëshmi nuk mund të lëshohet;
- Afati i dorëzimit të dokumenteve për sezonin e mbartur nga viti 2016 do të jetë deri në datën 25 Maj 2018.
SHËNIM:
- Përveç dokumenteve të dorëzuar sipas pikave përkatëse më sipër, kandidatët duhet të dorëzojnë një kopje të kërkesës ku janë të listuara të gjitha dokumentet e dorëzuar, si dhe dokumentin bankar që vërteton kryerjen e pagesës pranë strukturës mbështetëse të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (Ministria e Financave dhe Ekonomisë).
- Afati i kryerjes së pagesës për secilin provim do të jetë deri 3 ditë përpara se kandidatët të hyjnë në provimin përkatës. Dokumenti bankar që vërteton kryerjen e pagesës, dorëzohet në kopje fizike ose elektronike (të skanuar) pranë sekretarisë teknike të KPAP-së, dhe strukturës mbështetëse të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (Ministria e Financave dhe Ekonomisë).
- Kërkesat për provimet e aftësisë profesionale për kandidatët për AL dhe KM, për provimet e sezonit 2018 do të pranohen në sekretarinë teknike pranë organizatës profesionale, IEKA, në orën 15:00 – 19:00.
ç. Ankesat në lidhje me procesin e regjistrimit, mund të drejtohen pranë KPAP-së ose Bordit të Mbikëqyrjes Publike.
- Të gjithë kandidatët për AL dhe KM kanë të drejtën të aplikojnë për t’u regjistruar në secilin prej tre provimeve të para, pavarësisht rezultatit të provimit paraardhës. Gjithashtu, kandidatët për AL nëse kanë mbyllur me sukses provimet e mësipërme kanë të drejtën të futen në secilin nga provimet pasardhëse.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.