Kano Computing Ltd ka dërguar me mijëra “kuti veglash” qëu lejon përdoruesve të ndërtojnë kompjuterë dhe softuerë më thjesht.
Vitin e kaluar, Kano përfitoi 1.5 milionë dollarë fonde nga website qëfinancojnë njerëzit të quajtur Kickstarter, për të prodhuar “kutinë”. Kompania gjithashtu mblodhi fonde mbi 2 milionë dollarë nga investitorët duke përfshirë Indeksin e Ventures, ish-drejtori i Apple James Higa dhe ish-menaxherine Lady Gaga Troy Carter për të fuqizuar ekipin dhe vazhdimësinë e zhvillimit të produktit.
Kompania ka shitur 18,000 “kuti” te klientët nga lista para porositjes, duke përfshirëdrejtorin ekzekutiv të Kickstarter Yancey Strickler dhe ish-themeluesin e Apple Steve Wozniak. “Kutia Kano” ka qenë e disponueshme për 149,99 dollarë online, duke përfshirë transportin falas në 86 shtete.
Çfarëështë unike te Kano? Cili është target-grupi që mund ta përdorë?
Kano është një “kuti pajisjesh” kreative për çdokënd që do të fillojë kodimin menjëherë. Ju mundëson të ndërtoni një kompjuter, krijoni lojëra, kompozoni muzikë, ndërtoni website, eksploroni me qindra aplikacione “open-source” pa pasur nevojë të harxhoni orë të tëra kërkimi më parë. Është si Lego për kompjuterët dhe kodimin, dhe bazohet në hapa të thjeshtë dhe projekte luaj-fokusohu.
Gjithashtu grupi i preferuar dhe i targetuar janëfëmijët nga mosha 6-14 vjeç, por është i dizenjuar për të gjitha moshat.