“Jam skeptik”, ky ka qenë gjykimi mbi të ardhmen e Twitter, i shkruar pesë vjet më parë nga gazetari i “New York Times”, Jason Pontin. Ai kritikonte diskutimet mbi “detajet më të vogla të të përditshmes së personave”. Që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar. Sipas një sondazhi të drejtuar nga kompania e kërkimit “Ispo” me një kampion gjithëpërfshirës bëhet e ditur se ata që përdorin Twitter janë të interesuar të bëjnë postime duke shfrytëzuar kryesisht tre burime: gazeta, shoqëri tregtare dhe reporter, më pas vijnë politikanët. Më shumë se për jetën e të tjerëve, njerëzit janë më interesuar për informacionin.
Ata që nisin mesazhe jo më të gjata se 140 karaktere janë mbi të gjithë të rinjtë, të moshës 18 deri në 24 vjeç që kanë një faqe personale në rrjetet sociale. Stefana Broadbent jep mësim në antropologji dixhitale në “University College” në Londër. Ka zbuluar se rreth 80% e telefonatave që kryen një person i dedikohen kryesisht një grupi me katër miq.
Në mënyrë të veçantë ky numër zbret në dy nëse diskutimet bëhen përmes Skype. Për sa i përket chat-it, në listë janë shumë, por vetëm me pesë shkëmbehen në mënyrë të përsëritur mesazhe. Konteksti është një faktor që dikton gjithashtu zgjedhjen e rrjetit.