Karburant- Shtremberimet e tregut

24/06/2008 00:00 0 komente

Nga MBA, Dritan Spahiu[1]

Tregu shqiptar i shitjes me pakice te karburanteve, qe luan nje rol shume te rendesishem ne ekonomine shqiptare, kap nje xhiro vjetore prej gati 40 miliard lekesh (ne baze te te dhenave nga importet). Ai ka njohur zgjerim te madh, por qe per fat te keq rezulton te jete edhe i pastudiuar.

Perqendrimi i larte i pikave te karburantit

Shqiperia ka nje numer jashtezakonisht te madh pikash karburanti, te cilat jane rreth 1,200 ne te gjithe vendin, sipas vezhgimeve. Ky numer behet akoma me i madh ne qofte se krahasohet me numrin e popullsise dhe siperfaqen e vendit. Rezulton te kemi 2 667 banore per nje pike karburanti ose e shprehur me siperfaqen e vendit tone 4.17 pika karburanti per 100 km2. Keto te dhena ne rajon dhe ne vendet e Bashkimin Europian (BE) jane shume me te uleta. Mesatarja e BE-se eshte 4,000 banore per pike karburanti dhe 3.2 pika karburanti per 100 km2 (shiko tabelen: Numri i pikave te karburantit ne vitin 2007 ne disa vende te rajonit).

Gjithashtu sasia mesatare e karburantit e shperndare per nje pike karburanti eshte shume me poshte se mesatarja europiane. Perqendrimi i nje numri shume te madh pikash karburanti ne rajonin Tirane-Durres eshte gjithashtu nje problem tjeter. Vetem ne autostraden Tirane-Durres numerohen 39 te tilla, te ndara pothuajse ne menyre te barabarte ne te dy krahet e kesaj autostrade. Gjithashtu, ne rrethin e Durresit ka rreth 80 pika karburanti kur ne te gjithe Malin e Zi me rreth 700,000 banore ka vetem 75 te tilla.  

Pikat e bardha

Sipas ligjit shqiptar, pika te bardha quhen ato pika karburanti te cilat nuk kane veprimtari te mbeshtetur ne nje marreveshje tregtare bashkepunimi ekskluziv me nje shoqeri tregtimi me shumice. Shqiperia, ne kontrast me vendet e BE-se, ka nje numer shume te madh pikash karburanti te bardha. Sipas te dhenave, rreth 70% e pikave te pakices jane te tilla, pra nuk kane nje marreveshje me nje kompani shumice. Ne vendet e BE-se ky numer nuk eshte me shume se 10 deri ne 15% e totalit te pikave te tregtimit me pakice te karburanteve. Shifra e ulet e tyre ne BE e ben te sigurt se me to nuk krijohet ndonje perqendrim i tregut, siç edhe kerkohet per te zhvilluar ekonomite e shkalles me qellim final uljen e kostove. Pra, e kunderta ndodh ne Shqiperi ku veç dyshimit per perqendrim, problem eshte edhe fakti se shpesh origjina e mallit e se bashku me te edhe cilesia nuk deklarohen saktesisht.  

Ndarja e pikave te karburantit sipas shoqerive

- Alpet + Exen, rreth 80 pika karburanti;

- Kastrati, rreth 50 pika karburanti;

- Taçi Oil, rreth 45 pika karburanti;

- Eurodrin, rreth 35 pika karburanti;

- Eida, rreth 30 pika karburanti;

- Jet Oil, rreth 30 pika karburanti;

- Anoil, rreth 25 pika karburanti;

- Rompetrol, 12 pika karburanti;

- Uldedaj, rreth 10 pika karburanti;

- EKO, 10 pika karburanti;

- Braka, 10 pika karburanti.

 

Investime kolosale, te pastudiuarar!

Ne tregun e shitjes me pakice te karburanteve jane vene re vitet e fundit investime kolosale ne ndertimin e pikave moderne te karburantit. Ne tregun shqiptar te shitjes me pakice te karburanteve lehtesisht vihen re shkelje flagrante te kriterit qe lidhet me largesine midis pikave te shitjes me pakice te karburanteve, ku rezulton se ka diferenca shume te vogla, deri ne 2 km largesi, si ne rruget kombetare apo edhe brenda zonave urbane. Ne autostraden Tirane-Durres, ne mbikalimin e Fllakes afer qytetit te Durresit, ne rreth 900 m ndodhen 3 pika karburanti! Ky problem ka ardhur si pasoje e dhenies pa kriter te lejeve nga ana e pushtetit vendor.

 

Abuzimet me çmimet, sasine dhe cilesine e karburanteve

Tregu shqiptar i shitjes me pakice i karburanteve karakterizohet nga marzhi shume i larte i fitimit. Mjafton te theksohet se sot benzina 95 oktane shitet me shumice 116 leke per liter dhe me pakice 145 leke per liter, si dhe Eurodiezeli perkatesisht 125 leke per liter dhe 145 leke per liter. Gjithashtu, ky treg ka treguar se nuk reagon shpejt dhe ne proporcion te drejte ndaj uljeve te çmimeve nderkombetare te karburanteve. Megjithate duhet thene se kur ulet çmimi nderkombetar, çmimi i shitjes me pakice reagon normalisht me vone, sepse vetem rreth 50% e ketij çmimi perbehet nga çmimi nderkombetar, kurse pjesa tjeter perbehet nga taksat e shtetit shqiptar. Pra, duhet te jete e qarte se çmimi nderkombetar ndikon vetem ne 50% te çmimit te shitjes me pakice. Ne kete treg i pranishem eshte edhe abuzimi me sasine. Kontrollet e vazhdueshme te kryera nga ana e Drejtorise se Metrologjise dhe Kalibrimit kane evidentuar se vazhdimisht disa nga pikat e karburantit japin me pak karburant, rreth 50 – 100 ml ne 10 litra, ne nje kohe qe devijimi maksimal i lejuar me ligj eshte deri ne 0.2%, ose e shprehur ne sasi 20 ml ne 10 litra. Megjithe kontrollet e shumta te kryera si dhe penalitetet e vendosura (deri ne 500,000 leke), disa nga tregtaret e shitjes me pakice riprogramojne pistoletat e pompave te pikave te karburantit mbas kontrollit te kryer duke ulur keshtu sasine reale te shitur. Ne kete menyre çmimi qe paguajne konsumatoret behet akoma me i larte. Gjithashtu, probleme ka dhe me cilesine e karburanteve ku ai me kryesori eshte tregtimi i naftes D2 ne vend te naftes Eurodiezel. Sipas burimeve te Inspektoriatit Qendror Teknik (i cili eshte pergjegjes per kontrollin e cilesise se karburanteve), problemet me cilesine e karburanteve shtohen sa me larg qytetit te Tiranes largohesh. Gjithashtu, probleme verehen me perzierjen e naftes vendase me ate te importit. Po kaq problematike eshte edhe situata me ushqimin e ketij tregu. Me gjithe kontrollet e kryera, situata ne sektorin e transportit te karburanteve mbetet kaotike ku shumica e transporteve kryhet pa fatura shoqerimi, si dhe shumica e drejtuesve te autoboteve nuk ka lejen e veçante te drejtimit te quajtur ADR per transportin e mallrave te rrezikshme. Gjithashtu, shume nga autobotet nuk kane te gjitha lejet e kerkuara me ligj.

Si mund te normalizohet situata

-Te pezullohet menjehere dhenia e lejeve te ndertimit per pikat e reja te karburantit dhe vetem mbasi te studiohet me kujdes zona e caktuar te jepen aq leje sa nevojiten;

-Te mbyllen ato pika karburanti me mungese te theksuar te dokumentacionit tekniko-ligjor. Gjithashtu, te hartohet nga ana e shtetit shqiptar nje plan per uljen e numrit te pikave te karburantit ne vend duke subvencionuar mbylljen e pikave te karburantit me kriter kryesor mosrespektimin e normave tekniko-ligjore. (Plani nr. 9773, date 22 gusht 2001 per racionalizimin e pikave te karburantit ne Itali, i ideuar nga Bashkimi i Shoqerive te Karburanteve dhe Autoritetit Garant per Konkurrencen dhe Tregun, realizoi mbylljen e 3,200 pikave te karburantit per vitet 2001-2003. Gjithashtu, me mbylljen e shume pikave te karburantit ne baze te “Planeve vullnetare”, te propozuara nga Ministria e Industrise se Italise, numri i pikave te mbyllura gjate periudhes 1998-2003 shkoi ne total rreth 7,000. Nga 40,000 pika karburanti ne vitet 1970, tashme Italia ka vetem 22,400, qe gjithsesi eshte numer shume me i larte se mesatarja europiane);

-Te nxitet hyrja e investitoreve strategjike te huaj ne tregun shqiptar te karburanteve, te cilet do te krijojne rrjete moderne pikash karburanti;

-Te percaktohet urgjentisht largesia ne te cilen duhet te ndertohen pikat e reja te karburantit, ku faktori kryesor te jete dendesia e tyre dhe niveli ekonomiko-social i zones;

- Procedurat e dhenieve te lejeve per pikat e karburantit te kryhen nepermjet procedurave konkurruese me tender (si ne rastin e Italise). Gjithashtu, te percaktohen qarte kompetencat e pushtetit vendor per dhenien e ketyre lejeve;

- Te kryhet nga ana e tatimoreve investigimi real i çmimeve te shitjes ne pikat e karburanteve si dhe te mbitaksohen fitimet e ekzagjeruara;

- Te kontrollohet fenomeni i disa pikave te karburantit ne disa rrethe periferike te Shqiperise, qe shesin karburant me çmime shume te uleta, fenomen i pashpjegueshem;

-Ulja e çmimeve, ne krahasim me ato te vendosura ne tabelat e pikave te karburantit, te lejohet vetem ne rastet e marredhenieve kontraktuale midis shitesit dhe bleresit;

- Te vendosen urgjentisht arkat regjistruese ne te gjitha pikat e karburantit, si dhe per te gjithe produktet si menyre e vetme per te kontrolluar shitjet;  

- Te shtohen kontrollet per cilesine dhe sasine e karburanteve dhe te sensibilizohen konsumatoret per t’u furnizuar me karburant vetem ne pikat qe kane pistoleta te vulosura nga Drejtoria e Kalibrimit dhe Metrologjise;

- Te pastrohet situata e anarshise qe mbizoteron ne transportin e karburanteve duke i hequr lejen te gjithe autoboteve pa licence dhe duke vendosur penalitete te larta; 

-Te zhvillohet me shpejtesi vertikalizimi i pikave te karburantit dhe ato te mos tregtojne vetem karburant, por edhe artikuj te tjere (p.sh., ne Bullgari nje pike karburanti ka me shume se 2,000 artikuj te ndryshem) duke kontribuar keshtu edhe ne uljen e çmimeve te shitjes me pakice te karburanteve;

- Te forcohet roli i Shoqates se Shoqerive Hidrokarbure ne Shqiperi si faktor kryesor ne tregun e karburanteve.  



[1] Autori është menaxher shitjesh në një shoqëri tregtimi karurantesh. Studimi i tij është mbështetur në të dhënat e marra nga Doganat, Inspektoriati I Kontrollit të Karburanteve dhe vëzhgimet personale.

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.