Të dhënat zyrtare nga Inspektorati Shtetëror, Teknik dhe Industrial për vitin 2018, tregojnë se në total janë marrë masa ndaj 87 subjekteve. Bëhet fjalë për ato subjekte që janë penalziuar me masa administrative siç është gjoba dhe totali tyre arriti 49.35 milionë lekë. Nga publikimi periodik it ë dhënave lidhur me kontrollet rutinë dhe masat ndaj subjekteve të gjendura në shkelje, ka një larmishmëri të llojit të aktivitetit që ushtrojnë keto te fundit, duke nisur nga ato më tipiket siç janë pikat e karburantit për të arritur tek kompani që ushtrojë aktivitet në agropërpunim apo sektorin e shërbimeve.
E ndërsa gjatë verës fokusi duket se ka qenë më së shumti tek kontolli i dokumentacionit por edhe instalimeve të gazit të bëra nga ana e resoranteve apo hotelve duket se në muajt e fundit në vëmendje kanë qenë instalimet elektrike si dhe ruajta e distancave të sigurisë.
Po kështu ISHTI ka gjobitur subjekte që në inspektimet e mëparshme u ishte lënë detyrë realizimi i një sërë masave ndërkohë që duket se kompanitë nuk kanë plotësuar këto kërkesa. Inspektorati ka gjobitur gjatë vitit 2018 në masën 1.5 milionë lekë subjeke të ciëlt janë konstatuar se tregonin karburant jashtë normave të lejuara ndërkohë që për raste të tjera kur është konstatuar mungesë dokumentacioni për oajisjet nën presion si dhe mungesë e projektit teknologjik gjobat kanë variuar deri në 500 mijë lekë.
Në disa raste janë vërejtur mungesa të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe masa e gjobës sipas parashikimeve ligjore është luhatur në nivele deri në 500 mijë lekë.
Nga bilanci 12-mujor rekordin e gjobave dhe vlerës e mban muaji mars kur fokusi ka qenë edhe tek subjektet që përpunonin vajra, kompani në sektorin e agropërpunimit për shkak të mungesës së dokumentit të sigurisë së përgjegjësisë civile apo mungesë të projekteve teknike për pajisjet nën presion apo mënyra sesi kryhen instalimet elektrike.Muaji me më pak gjoba rezulton të jetë korriku me vetëm 2 të tilla dhe me një vlerë të akumuluar prej 0.55 milionë lekë.
Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial është insitucioni që ka tagrin të kontollojë subjekte që operojnë në sektorë të ndryshëm dhe që preken nga disa ligje dhe akte nënligjore si ai për “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM nr.212, datë 16.03.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.