Katër kandidatë kanë hyrë në listën për anëtarë bordi të Bankës Qendrore të Koosvës (BQK), që do të votohen nga Kuvendi i Kosovës.
“Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, pas vlerësimit të integritetit, përgatitjes profesionale, njohurive të sistemit financiar si dhe njohurive për politika mikro dhe makro ekonomike si dhe pas vlerësimit të përformancës së treguar gjatë intervistës, ka bërë dhe ka dërguar listën përfundimtare Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kandidatët: Mejdi Bektashi, Mimoza Mustafa, Behxhet Brajshori, dhe Shyqiri Bytyqi”, thuhet në komunikatën e BQK-së për media
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.