1. Shkëmbeni njohuri: Komunikuesit më të mirë nuk kanë vetëm aftësi për të mësuar por, ata janë gjithashtu të aftë të transferojnë ide, t’i përmbahen pritshmërive, të frymëzojnë veprime dhe të shpërndarjnë vizionin e tyre. Ekspertët sugjerojnë se, duke u fokusuar intensivisht në atë që do pala tjetër, nevojat dhe dëshirat, ju do të mësonit shumë më tepër sesa vetëm duke u përqendruar në axhendën tuaj.
5. Jini mendje hapur: Ashpërsia e një mendjeje të mbyllur është faktori i vetëm i madh që kufizon mundësitë e reja. Një drejtues i suksesshëm nuk duhet të insistojë që stafi i tij duhet të ndryshojë mendim apo këndvështrim për një çështje të caktuar vetëm e vetëm sepse kjo është dëshira e tij, por ta bëjë atë që të bindet duke i shpalosur ai vetë idetë e tij.
6. Dëgjoni më shumë: Liderët e mëdhenj e dinë se kur duhet të ngrenë tonin, ta ulin atë ose të mos flasin. Një mesazh i ashpër nuk ka të njëjtin rezultat si angazhimi në një bisedë kuptimplotë.
7. Ndjeshmëria në vend të egos: Në momentin kur çdo gjë thuhet me ndjeshmëri dhe kujdes pa qënë nevojë të thuhet ashpër, gjërat e bukura fillojnë të marrin jetë. Një komunikim i mirë është ai që e kthen zemërimin në respekt dhe dyshimin në besim.