Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RÇ) ka publikuar planin vjetor të veprimit për zonën rajonale ekonomike të Ballkanit Perëndimor.
Plani i veprimit është hartuar me kërkesë të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të përgatitur një qasje bashkëpunimi të mëtejshëm ekonomik nën kontekstin e Procesit të Berlinit dhe Samitit të Triestes.
Ky plan veprimi buron nga angazhimet e ndërmarra brenda kornizave të marrëveshjes së CEFTA-s dhe Strategjisë për Europën Juglindore (South East European 2020) dhe do të bazohet në rregullat dhe parimet e CEFTA dhe BE-së, të reflektuara dhe në Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit.
Plani do të mbështetet në katër shtylla kryesor të Zonës Rajonale Ekonomike, të cilat janë tregtia, investimet, lëvizshmëria dhe integrimi.
Tregtia
Qëllimi është që transformohet rajoni në një zonë ku të mirat, shërbimet dhe forca e punës e kualifikuar të lëvizë e lirë, pa vendosur tarifa, kuota, kufizime dhe të tjera barriera të panevojshme. Tregtia do të lehtësohet edhe më shumë se sa përcaktojnë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë me njohjen e dokumentacionit në kufi. Do të vazhdohet monitorimi i të gjitha masave jotarifore në rajon dhe për këtë do të hartohet një raport vjetor, ku do të paraqiten të gjitha pengesat e hasura nga bizneset.
Zona ekonomike rajonale do të jetë pjesë e Zonës Pan-Mesdhetare, ku vendet do të jenë të barabartë me palët e tjera kontraktuese.
Investimet
Harmonizimi rajonal i mëtejshëm i politikave të investimeve do të sjellë nxitjen ekonomike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur punësimin dhe konvergjencën midis tyre. Nxitja ekonomike do të vijë prej reformës së axhendës së investimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Heqja e barrierave në investimet rajonale ofron mundësinë e ekonomisë së shkallës, diversifikim gjeografik të bizneseve dhe mbi të gjitha një shpërndarje më të mirë të burimeve brenda një tregu rajonal, duke integruar bizneset e rajonit në zinxhirët ndërkombëtarë të vlerës.
Vendet e rajonit do të zhvillojnë një platformë të përbashkët të investimeve. Do të promovojnë dhe do të punojnë së bashku për paraqitjen e rajonit si një destinacion të shëndoshë për investime.
Lëvizshmëria
Në mënyrë për të vendosur dhe për të ruajtur konkurrueshmërinë ndërkombëtare, mbajtja dhe zëvendësimi i kapitalit intelektual njerëzor është thellësisht i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive në Ballkanin Perëndimor. Në një ekonomi në rritje, shkalla e rritjes së lëvizshmërisë të krahut të punës së kualifikuar në rajon dhe BE është një çështje me rëndësi të madhe.
Axhenda për lëvizjen do të hartohet në bashkëpunim me industrinë, ku do të përfshihen sektorët e përfaqësuar nga BP6, transferimi i teknologjisë dhe krijimi i start-up, strategjitë e specializimit, si dhe bashkëpunimi rajonal për arsimin e inxhnierëve dhe shkencëtarëve të rinj.
Axhenda e Lëvizshmërisë ka për qëllim: të heqë pengesat në lëvizjen e lirë të profesionistëve nëpërmjet njohjes së marrëveshjeve të përbashkëta mbi kualifikimet në sektorë me interes të përbashkët (mjekëve, dentistëve, arkitektëve dhe inxhinierëve), heqjen e pengesave të lëvizshmërisë së forcës punëtore të kualifikuar; heqjen e pengesave për lëvizshmërinë e studentëve, kërkuesve dhe akademistëve.
Integrimi dixhital
Transformimi dixhital po ndryshon mënyrën se si ne komunikojmë, mësojmë, punojmë dhe jetojmë. Ka ndryshuar mënyrën se si bëjmë biznes dhe ndërveprojmë me autoritetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përdorimi i teknologjive dixhitale mund të sjellë përfitime të mëdha për sa i përket shpejtësisë, transparencën dhe efikasitetin përgjatë kufijve në sektorë të ndryshëm.
Sipas Axhendës Dixhitale, WB6 do të mbështesë një qasje rajonale për të nxitur bashkëpunimin ndërqeveritar në çështjet dixhitale dhe lehtësimin e integrimit brenda Tregut të Vetëm Dixhital Europian. Për këtë qëllim, axhenda dixhitale synon: zhvillimin e infrastrukturës dixhitale dhe përmirësimin e lidhjes rajonale; politikat e harmonizuara të spektrit; politikat e koordinuara të roaming-ut drejt një rajoni pa roaming; siguri më të madhe kibernetike, mbrojtjen e të dhënave; bashkëpunimin në politikat që stimulojnë ekonominë e të dhënave; rritjen e aftësitë dixhitale dhe dixhitalizimin e përshpejtuar dhe marrjen e teknologjive të zgjuara në rajonin tonë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.