Komisioni Europian ka bërë me dije se do të financojë në Rumani 129 milionë euro (154 milionë dollarë) për të përmirësuar aksesin në ujë të pijshëm
Mbështetja financiare do të drejtohet në gjashtë projekte të mëdha në Hunedoara, Valcea, Brasov, Bacau, Bistrita-Nasaud dhe Tulcea, sipas deklaratës nga ky institucion.
“Të gjitha rajonet duhet të kenë qasje në ujë të pastër, por në Rumani dhe rajone të tjera të Europës, kjo ende nuk është arritur plotësisht.
Falë këtyre projekteve të financuara nga BE, qindra mijë rumunë do të përfitojnë çdo ditë nga uji i pijshëm”, – deklaroi Corina Cretu, komisionere për politikën rajonale.