As pasuritë e trashëguara nga Zoti dhe as pasuritë e reja të krijuara nga puna e tyre nuk po shtyjnë shqiptarët përpara, me masën e duhur, drejt mirëqenies. Do t’ju japim vetëm dy fakte që mendojmë se janë domethënëse. Të dyja vijnë nga analizat e Bankës Botërore, e cila nuk mund të vihet lehtë në dyshim për ekspertizën e saj.
Banka Botërore, pasi mati pasurinë e kombeve në vitin 2018, gjeti se shqiptarët kanë pasuri natyrore rreth 13,375 dollarë për frymë, më shumë se çdo vend i Ballkanit, madje më shumë se turqit e grekët dhe më shumë se italianët (me 8,619 USD) dhe se gjermanët, me vetëm 7,071 USD për frymë.
Por, megjithëse kapitali natyror është burimi më i rëndësishëm i pasurisë së vendeve me të ardhura tëvogla(47%) shqiptarët janë ndër më të varfrit. Ky paradoks, mes pasurisë dhe pamundësisë për të jetuar më mirë, shpjegohet vetëm me paaftësinë për t’i qeverisur mirë këto burime, herë sepsepasuritë janë monopolizuar nga rrethe klienteliste pranë qeverive,herë sepse politikat ekonomike për të nxitur investimet e huaja dhe teknologjitë vazhdojnë të mbeten të dobëta.
Fakti i dytë lidhet me urbanizimin. Urbanizimi nuk është vetëm një proces miks zhvillimi shoqëror apo arkitekturor, por edhe formë e shprehjes e vlerës së shtuar të pasurisë së një vendi. Banka Botërore vlerëson se urbanizimi i lartë krijon një proces zinxhir,i cili përfundon me një rritje ekonomike më të lartë dhe ndaj e quajnë edhe motor të rritjes ekonomike.
Në brendësi të revistës, këtë numër gjendet raporti i Bankës Botërore, e cila tregon se Shqipëria, ndryshe nga shumë vende në tranzicion,nuk ka përfituar nga urbanizimi dhe se në vitin 2016, ndikimi i tij në rritjen ekonomike ishte më pak se 50%, ndërkohë që në vendet e tjera, ky ndikim ka qenë 90%(argument i fortë se ndërtimi i kullave shumëkatëshe nuk është domosdoshmërisht tregues i zhvillimit ekonomik më të lartë).
Të konvertuara të dyja, këto matje e bëjnë shumë të dukshëm rezultatin që tregon se ne shqiptarët kemi marrë më pak sesa meritojmë nga puna, investimi dhe pasuria jonë.
Megjithëse duket sikur panorama është dëshpëruese, rrugë tjetër veç punës nuk ka. Por a kanë mundësi shqiptarët që,përmes punës, të rrisin prosperitetin? Në shkrimin kryesor të kësaj radhe, revista “Monitor” rendit 100 punëdhënësit më të mëdhenj (kompani publike dhe private).
Por, me trishtim vëren se kompanitë e renditura në krye me numër më të lartë të ë punësuarve janë ato të lojërave të fatit dhe call center e më pas fason. Kjo lloj strukture kaq e dobët ekonomike dhe me kaq shumë mundësi të ndrydhura për të krijuar më shumë vlerë,sot shet thjesht krah të lirë pune nga shqiptarë me mëditjeje, më të keqpaguar se çdo qytetar tjetër i Europës apo Ballkanit, edhe pse me pasuri më të madhe se të tyren, si dhe një ekonomi që varet vetëm prej fatit dhe humorit të fqinjëve.
Botimin e javës së kaluar vërejtëm një krizë të dijes, pasi arsimi është i keqorientuar nga nevojat e ekonomisë. Ana tjetër e medaljes po tregon se qytetarët nuk po marrin një ofertë serioze dhe dinjitoze punësimi, por veçse opsione sezonale, për të provuar veten në lojërat e fatit dhe punë me mëditje, sepse ekonomia jonë është po aq e ngjashme me atë të një shoqërie primitive dhe vetëm ngjyrat ndryshojnë.
Kaq besojmë se mjafton për të kuptuar se gjëja më e mirë që duhet të bëjë çdo qeveri është që t’ju kthejë të drejtën shqiptarëve të jetojnë me punën e tyre dhe t’ju japë mbrapsht pasurinë, sa pa e bërë edhe Zotin të ndërrojë mendje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Eshte shume domethenes studimi i mesiperm i BB dhe permeteper me ben te ndjej keqardhje per vendimin qe morem burre e grua ne 1993 qe te benim jeten ne vendin tone duke arsyetuar se ka nje pozicion gjeografik te perkr