Komisioni Europian njoftoi ditën e djeshme se miratoi blerjen e Gorenje të Sllovenisë nga grupi kinez Hisense.
Sipas Komisionit, transaksioni i propozuar nuk do të krijojë shqetësime të konkurrencës, duke marrë parasysh pozicionet e limituara të kompanive dhe faktin se një numër i konkurrentëve do të vazhdojnë të jenë pjesë e tregut edhe pas transaksionit, tha ai gjatë një deklarate për shtyp. Transaksioni u shqyrtua sipas procedurës së thjeshtuar të shqyrtimit të KE-së.
Më 28 maj, agjensia e tregut të letrave me vlerë të Sllovenisë, ATVP, miratoi një leje për Hisense për një ofertë blerjeje për 24,424,613 të aksioneve të Gorenjes, minus 8,050,014 të aksioneve që pala blerëse i kishte marrë tashmë.
Hisense njoftoi agjencinë se ndërmjet 29 majit dhe 26 qershorit oferta e blerjes u pranua nga 5,165 aksionarë, të cilët kishin një total prej 15,254,871 të aksioneve të GRVG, që përfaqësonin 62.46% të të gjitha aksioneve të Gorenjës. Në maj, Gorenje përzgjodhi Hisense si ofertuesin më të mirë në një tender për një partner strategjik.