Punënjësit e KEDS-it arritën të përfitonin rritjen e pagës, kërkesë e cila para disa kohësh i çoi drejt protestave të vazhdueshme…
Mësohet se këtë javë është arritur marrëveshja mes KEDS dhe KESCO për ngritje të pagave për punënjëve të KEDS-it.
Kështu ka bërë të ditur zyra për informim e KEDS-it nëpërmjet një komunikate për media me anë të së cilës bëhet e ditur se është arritur marrëveshja për ngritje të pagave.
“Kjo ngritje e pagave nuk do të reflektojë në tarifat aktuale të energjisë në Kosovë, por do të mbulohet financiarisht nga KEDS dhe KESCO”, thuhet në komunikatën e KEDS.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të “Elektrokosovës” Fehmi Pajaziti ka thënë se pas insistimit për plotësimin e të gjitha kërkesave është hasur në mirëkuptim nga stafi menaxhues i KEDS.
“Tani jemi të vetëdijshëm që na pret shumë punë për të ofruar shërbime sa më të mira për konsumatorët derisa do të vazhdojmë të përfaqësojmë denjësisht të gjitha kërkesat e punonjësve duke bashkëpunuar me KEDS dhe KESCO”, ka thënë Pajaziti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.