Korporata Energjetike e Kosovës nuk po nxjerrë dot qymyrin në zonën jugore të Mirashit për shkak të konfiguracionit të kësaj hapësire.
Ekskavatorët e mëdhenj që përdorë KEK-u janë të papërshtatshëm të depërtojnë në këtë mihje.
Për këtë arsye menaxhmenti i KEK-ut, është dorëzuar që mos ta nxjerr qymyrin në atë hapësirë, por të njëjtin ta shesë përmes ankandit publik.
Procedurat për shitjen e qymyrit tashmë kanë filluar dhe ankandi publik do të jetë i hapur deri më 6 gusht të këtij viti.
Drejtori i Shërbimeve në KEK, Edmond Nulleshi, ka njoftuar se shitja e qymyrit do të bëhet përmes vënies në dispozicion ofertuesve të kualifikuar për hapësirën e kufizuar brenda zonës së pronësisë dhe licencës së KEK-ut për ekskavimin e qymyrit me pajisjet e blerësit
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.