Avancimi në indeksin e konbtratave të së ardhmes të aksioneve evropiane tregoi se aksionet do të rriten për të tretën ditë radhazi si pasojë e optimizmit rreth rritjes globale për shkak të stimujve të bankës qendrore.
Kontratat për indeksin Euro Stoxx 50 avancuan 1.1 për qind në 3,092 në Londër. Kryetarja e Fed, Janet Yellen tha dje se banka qendrore ka tyë ngjarë ti mbajë normat e interesit pranë zeros të paktën përmes tremujorit të parë dhe se ata mund të mos i kthehen niveleve më normale deri në vitin 2017. Sot, Banka Kombëtare e Zvicrës nisi aplikimin e normave negative.
Indeksi Stoxx Europe 600 Index kërceu 1.9 perqind në dy ditët e kaluara. Treguesi është rritur 0.3 perqind për këtë vit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.