Më shumë se gjysma e amerikanëve do ta merrnin në konsideratë faktin e të jetuarit në një shtëpi jo më të madhe se 55 metra katrorë, të dhëna këto të marra sipas një sondazhi të kryer nga Insitituti Kombëtar i Ndërtuesve të Shtëpive në Amerikë. Përqindjen më të lartë këtu padyshim që e zënë të rinjtë, me rreth 63 për qind.
Shtëpitë e vogla janë të pashmangshme, shprehet Soren Rose, themeluese e Klein, e cila në vitin 2017 u shpreh se ishte në kërkim të arkitektëve që synonin të krijonin hapësira sa më të vogla.
Por edhe pse shtëpitë e vogla janë shumë tëheqëse dhe praktike, ndërtimi i tyre shoqërohet edhe më disa sfida logjitike dhe në drejtim të dizajnit të tyre. Znj. Rose shprehet se kombinimi i formës, funksionit dhe lirëse që këto hapësira të vogla do t’i japin individëve të cilët do të banojnë në to, duhet parë në një këndvështrim më të gjerë.
Sfida që hapësira të tilla të vogla të pranohen gjithnjë e më shumë për banim është gjithashtu edhe një çështje proceduriale, shprehet David Latimer, një dizenjues dhe njëkohësisht pronar i shtëpive të vogla. Rregullore mbi financimin ndryshojnë në një mënyrë shumë të avashtë dhe ky është gjtihashtu një minus shuëm i madh, vazhdon ai më tej.
Një prej studiove arkitekturore që është marrë me ndërtimin e një shtëpi të përamsave shumë të vogla është Bjarke Ingels Group me bazë në Danimarkë dhe që ndërtoi një shtëpi të përmasave të vogla, pjesa e brendshme e së cilës ishte shumë e madhe.
Kjo shtëpi është vetëm 15 metra katrorë dhe është e ndërtuar me matëriale të tilla si druri dhe xhami dhe mund të vendoset ku të dëshironi në sajë të sipërfaqes shuëm të vogël të hapësirës që ze.
Kjo komapni i ka marrë ndërkohë porositë e saj të para për 2019. Objektivi i kësaj kompani është që t’i mabjë kostot e ndërtimit të strukturës së këtyre shtëpive nën 100,000 dollarë amerikanë.