19 janë vendet e Bashkimit Evropian (BE) të cilat kanë kërkuar që blloku të reduktojë burokracinë dhe të përmirësojë konkurrencën, ndërsa Britania e Madhe këmbëngul që të ketë reforma, referon “Bloomberg”.
Ministri britanik i Financave, George Osborne dhe ministri i Tregtisë, Javid Sadzhid, këmbëngulin që Komisioni Evropian duhet të miratojë objektiva të qarta për zvogëlimin e barrës rregullatore për bizneset duke shtuar se sistemi i rregullimit duhet të përputhet me shekullin e 21-të. Kjo do të thotë rregullore më të mira dhe më të thjeshta.Kryeministri David Cameron ka identifikuar konkurrencën si një nga katër fushat në të cilat Britania dëshiron të ndryshojë.
Këto kërkesa janë përfshirë në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, në fillim të nëntorit, ku ai përshkroi planet për një rinegocim të anëtarësimit të Britanisë në BE.
Në fund të vitit 2017Cameron premtoi se do të propozojë një referendum.
Edhe Austria, Bullgaria, Republika Çeke, Kroacia, Qipro, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Malta, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia kanë nënshkruar një letër përvec Britanisë.