Ndryshe nga ankandet e mëparshme të letrave me vlerë në euro, ku financat nuk arrinin të siguronin të gjithë shumën e kërkuar, në ankandin radhës kërkesa ka qenë mjaft e lartë.
Sipas rezultateve të ankandit të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, shuma e shpallur në ankand ishte 15 milionë euro, ndërkohë që kërkesa nga investitorët ishte dyfish më e lartë, në 36.5 milionë euro.
Në ankand ishin 31 kërkesa konkurruese, nga të cilat u pranuan 12.
Si rrjedhojë e kërkesës së lartë, yield-i (interesi) shënoi rënie. Yield-i maksimal i pranuar ishte 2.58%, nga 3.3%, që ishte ai i kërkuar, ndërsa yield-i i ponderuar zbriti në 2.42%, nga 2.77% ai i pranuar.
Ky ishte ankandi i dhjetë që qeveria organizoi për shitjen e letrave me vlerë në euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.