Mendoni se festat janë koha për të hequr dorë nga kërkimi për punë? Mendohuni përsëri.
Perceptimi në mbarë mesin e personave në tranzicion karriere është se asgjë nuk ndodh gjatë pushimeve dhe ata gjithashtu kanë mundësi për tu relaksuar. Por kujdes sepse ekziston mundësia që të jeni duke humbur ndonjë shans të rëndësishëm në qoftë se vendosni ta shtyni kërkimin tuaj deri në janar.
Është e vërtetë se kompanitë dhe menaxherët e tyre të punësimit, si dhe rekrutuesit janë njerëz dhe gjërat kanë tendencë të ngadalësohen disi gjatë sezonit të festave. Megjithatë, ka ende shanse që shfaqen dhe rekrutime që bëhen pikërisht në këtë periudhë.
Gjithashtu, konkurrenca juaj ka të ngjarë të ndajë të nëjtin perceptim të përmendur më lart, dhe ta ketë tërhequr veten në mënyrë efektive nga arena – duke ju lënë përballë konkurrencës së një grupi shumë më të vogël kandidatësh.
Një numër i habitshëm pozicionesh mbushen pikërisht këtë kohë të vitit – siç dëshmohet nga LinkedIn. Shumë kompani dhe departamente sapo kanë alokuar fonde të reja buxhetore ndaj shpenzimeve mbi punësimin, dhe ata janë të etur ti përdorin ato.
Pushimet gjithashtu janë përplot mundësi për të ndërtuar rrjetin tuaj, në një kohë kur njerëzit kanë tendencë të jenë me të butë, të hapur, dhe ekstra të gatshëm.
* Vetëm 3% më shumë vende pune u mbushën në janar dhe shkurt të 2013 (kundrejt nëntorit dhe dhjetorit të 2012). (Dhe ka shumë të ngjarë që shumë nga këto oferta pune të bëra në janar te jene bazuar në intervistat e kryera gjatë nëntorit dhe dhjetorit).
* Vetëm 1% më shumë vende vakante për pune u hapën në janar dhe shkurt të 2013 (kundrejt nëntorit dhe dhjetorit të 2012).
Nëse hiqni tërësisht dorë nga kërkimi nëpër kompani, nga kontaktet me rekrutuesit, dhe dërgimi i CV ekzekutive duke filluar që nga periudha e Krishtlindjeve e deri në Vitin e Ri, ka mundësi te jeni duke i bëre vetes një të keqe të madhe.