Kërkohet laborator për perimet. Eksportuesit: Shqiptaret, të paakredituara

24/04/2019 10:48 AM 0 komente

Shtetet e Bashkimit Europian, para se të pranojnë prodhimet bujqësore shqiptare, sigurohen që ato të jenë cilësore. Për këtë arsye, eksportuesi Ejup Ahmeti detyrohet që analizat e fruta-perimeve t’i bëjë në Greqi, pasi laboratorët e vendit tonë nuk janë të akredituar.

“Ne si analiza fillestare kemi një laborator në Lushnje, që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, por këto analiza në shtete të tjera nuk pranohen si zyrtare, sepse Bashkimi Europian kërkon një laborator në akredituar. Për tregjet më sensitive, në këtë aspekt, jemi të detyruar që mostrat tona t’i dërgojmë në Greqi, për shkak sepse ky vend ka disa laboratore të akredituara”, tha Ejup Ahmeti.

Ky është një pesticid që vret insektet në sera. Pasi perimet spërkaten me këtë insekticid, për 7 ditë prodhimet bujqësore nuk duhet të konsumohen, sepse toksinat rrezikojnë shëndetin e konsumatorit.

“Në rast se çmimi ditor i një produkti ka ikur lart, atëherë fermeri shfrytëzon momentin që pas spërkatjes e vjel menjëherë produktin bujqësor. Kjo është shumë e dëmshme për ne eksportuesit”, tha Ejup Ahmeti.

Afati i përdorimit të helmeve bujqësore nuk respektohet nga fermeri shqiptar. Shumë herë prodhimet bujqësore të vendit tonë janë kthyer nga shtetet e BE-së, pasi ato kanë rezultuar me përmbajtje shumë të lartë të pesticideve.

Top Channel

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of