Nëse doni ti ruheni gripit mos neglizhoni mëngjesin, thonë ekspertët.
Vakti i mëngjesit në fakt është shumë i rëndësishëm për të pasur një jetë të shëndetshme, pasi na ofron përbërësit e nevojshëm dhe na jep energjinë e duhur për ta filluar mbarë ditën. Por pavarësisht kësaj shumica prej nesh e shmangin shpesht atë për shkak se shpejtojmë për në punë, ose për arsye të tjera që shoqërojnë jetën moderne.
Por së fundmi studiuesit britanikë nga Universtiteti i Cardiff sugjerojnë se shmangia e mëngjesit nuk është një gjest trimëror, veçanërisht jo gjatë sezonit të gripit.
Sipas një studimi të realizuar nga ata, që kishte përfshirë afro 200 persona të cilët çdo ditë për 10 javë kishin shënuar shprehitë e tyre ushqimore dhe se sa herë janë sëmurë dhe nëse kanë pasur grip gjatë 12 muajve ose nëse kanë pasur ndonjë shqetësim tjetër, ka rezultatuar se personat që kanë shmangur mëngjesin kishin qenë dyfish më të prirë për t’u sëmurur nga gripi.
Studiuesit mendojnë se ushqyerja e shëndetshme, përfshirë edhe konsumimin e mëngjesit, është e nevojshme që organizmi të krijojë numrine mjaftueshëm të qelizave mbrojtëse, të cilat forcojnë imunitetin.