Rishikimi i çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët fundore i programuar për muajin tjetër, nuk do të ndodhë. Burimet pranë kompanive OSHE dhe KESH bënë me dije se nuk do të kërkohet një rishikim i çmimit, siç ishte programuar në fillim vit. Kjo për shkak se tregu i energjisë është përfshirë në proces liberalizimi. HEC-et e vogla do të shesin energjinë tek OSHEE dhe jo tek KESH, siç ndodh tani, teksa një bursë e re energjie pritet te vihet në funksion këtë verë.
Për këto arsye, kompanitë kanë shtyrë aplikimet për ndryshim të çmimeve për në janar të vitit 2017. Por vetëm pak muaj para fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare ka shumë pak gjasa që çmimit të ulet.
Enti Rregullator i Energjisë ka lajmëruar se, KESH dhe OSHE duhet të reflektojnë në çmimet fundore kostot më të ulta që ka sjell marrëveshja që kompanitë aplikuan këtë vit për shkëmbimin e tepricave.
Kryeministria Rama e ka përforcuar paralajmërimin e ERE dje, kur tha se përformanca e mirë e sektorit duhet të reflektojë më uljen e çmimeve të energjisë. Por burimet nga Ministria e Energjisë pohuan se, kjo nuk ka gjasa të ndodhë këtë vit. Bilancet e kompanive KESH dhe OSHEE ende janë të brishta nga borxhet e larta dhe qëndrueshmëria afatgjatë do ende kohë për tu instaluar.
Por me shumë gjasa ndryshimi në çmime me tendencë ulje do të vijë në janar 2017, nesë përformaca ne grumbullimin e të ardhurave nga OSHEE vijon më këto ritme. Ka dy mënyra që po testohen për uljen e çmimit. Njëra është ulja e TVSH-se në një prag më të poshtëm se 20 për qind. Kjo politikë ka shumë gjasa të ndodhe, pasi me këtë rast qeveria mban edhe një nga premtimet më të mëdha elektrorale të dhëna në zgjedhjet e 2013-s.
Ndërhyrja tjetër është një vendim mundshëm i ERE-se, nëse kompanitë KESH dhe OSHEE raportojnë rënie të kostove në kërkesat që do të bëjnë për ndryshimin e çmimit në fund të vitit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Kjo qe thoni nuk qendron, kesh sot e ka tarifen per gjenerimin 1.45 lek/kwh dhe ka kerkuar ne aplikimin per tarife ne ERE 2.9 lek/kwh pra DYFISHIM tarife. Nderkoh qe me ligjin e ri energjine nga hec e vegjel do e bleje OSHEE dhe kesh-it kostot do i ulen me 60 milion USD ne vit dhe kerkon DYFISHIM CMIMI. Se di qe dyfishi te mos quhet rritje ahahahahaha.
Ministria e Energjise, te cilen e pyetem zyrtarisht tha qe nuk kane aplikuar. Ky eshte burim zyrtar. Nese ti e ke dokumentin e aplikimit mund te na e japesh dhe ne e publikojme
Ornela nese nuk e ke bezdi mund te pyesesh ne ERE ( Enti Rregullator i Energjise) ke pyet ne vendin e gabuar nuk merret ministria me cmimin eshte kompetence e ERE, ndaj dhe nuk dine gje ata te MEI. Ligji per sektorin e energjise e ka te qarte se kush e vendos cmimin e vendos ERE nuk e di ca ke dash qe ke pyet ne Ministri dhe ca lidhje ka ministria me cmimin.
Ministria e energjise eshte autoriteti pergjegjes per te gjitha institucionet dhe eshte ne dijeni te asaj cfare ndodh dhe planeve, po gjithsesi do pyesim dhe te ERE
Ornela shkresa e derguar nga KESh ne ERE mban NR. DPMS/DZHB -DMK/SCRR 4218/3 Prot. Date 16.05.2016 dhe numri hyres i protokollit te ERE Eshte Ne. Prot hyres 340/2 date 17.05.2016. Nuk kam ca te them me shume ty meqe me konsiderove genjeshtar. Pune te mbare.
Nuk te konsideruam genjeshtar, thjesht thame qe nuk je burimi zyrtar, tani qe na dhe shkresen do e ndjekim. Sa per mosrritjen e cmimit e kishim per konsumatorin fundor