Asgjë nuk është e pamundur, gjithçka mund të arrihet.
Motivimi është një sfidë e përhershme për sipërmarrësit prandaj ne më poshtë kemi renditur disa këshilla motivimi nga disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm:
Frika nga dështimi
Në një intervistë të dhënë për Bloomberg, Mark Cuban theksoi se ai e përdor frikën nga dështimi si një ndër faktorët motivues me ndikim më të lartë. Pavarësisht llojit të biznesit në të cilin ju bëni pjesë, ju jeni gjithmonë në risk. Nëse nuk rrezikoni, nuk mund të jeni kurrë të suksesshëm. Edhe nëse humbisni në një prej sfidave, ajo humbje kthehet në një mësim shumë të mirë për të ardhmen.
Mos harroni pasionet tuaja
“Mos harroni pasionet tuaja”, është një prej shprehjeve më të rëndësishme, të cilën këshillohet që ta vini në praktikë sa më shpesh. Fitimi monetar është i rëndësishëm, por po aq e rëndësishme është edhe dëshira për ta bërë punën me pasion. Fatkeqësisht, pasionet tuaja nuk janë zgjedhja e duhur financiare.
Optimizmi, një ndër faktorët kyç drejt suksesit
Është shumë e lehtë që si sipërmarrës të përfshiheni nga një ndjesi e lartë vetëkënaqësie apo nga një ndjesi tepër e lartë lodhjeje dhe mërzitjeje, dhe për një gjë të tillë e keni ju vetë fajin, shprehet Murray Newlands, themeluesi i kompanisë “Sighted”. Prandaj është shumë e rëndësishme që ju të jeni gjithnjë optimistë, sepse sjellja juaj ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rendimentin e stafit tuaj.
Refuzimi është pjesë e këtij procesi
Jo vetëm në fillimin e krijimit të biznesit tonë, por edhe në vazhdim refuzimet e investitorëve të ndryshëm kanë qenë të shumta, shprehet një prej bashkëthemeluesve të kompanisë Airbnb. Ajo që ka rëndësi është të vazhdosh përpara dhe konkretisht Airbnb sot vlerësohet me 30 miliardë dollarë.
Rrethohuni me njerëz të suksesshëm dhe optimistë
Askush nuk është i vetëm në suksesin e tij, u shpreh Mark Zuckerberg në një konferencë për shtyp. Kur ju reflektoni mbi sukseset e arritura, do të shikoni që në rrugën tuaj nuk keni qenë asnjëherë vetëm, prandaj është shumë e rëndësishme që skuadra juaj të përbëhet nga njerëz të cilët të jenë jo vetëm të suksesshëm por mbi të gjitha optimistë.
Nuk duhet të ndieni keqardhje për veten
Dështimet janë pjesë e pandarë e suksesit, prandaj nëse rrëzoheni nuk duhet të dëshpëroheni, por të nxirrni mësim nga ai dështim dhe ta shikoni sërish me pozitivizëm të ardhmen tuaj, shprehet Barbara Corcoran, themeluese e “The Corcoran Group and Shark”.
Inspirimi
Inspirimi është një forcë drejtuese, të cilën ju duhet ta përdorni për t’ju motivuar sa më shumë, shprehet Jordan Zimmerman, bashkëthemeluesi i kompanisë së transportit Lyft.
Tregohuni mirënjohës
Kur njerëz të ndryshëm më pyesin për sekretin e motivimit tim, unë u them se të qenët mirënjohës ka përqindjen më të madhe në rrugën e suksesit tim, shprehet Gary Vaynerchuk.