Nisi viti i ri dhe shumë projekte pune mund t’ju presin. Ndër detyrat e përditshme, nuk është habi që t’ju presin edhe mbledhje, shpesh të gjata, me shumë diskutime, aq sa të bën të ndihesh sikur po humb kohe. Më poshtë po japim disa këshilla, që t’ju bëjnë të kuptojnë se pse mbledhjet janë të frytshme:
1. Përgatituni përpara një mbledhjeje të paralajmëruar
Sigurisht që duket e thjeshtë, por shumë njerëz vijnë në mbledhje të papërgatitur. Merrni kohën tuaj që të përgatitni një dokument me të gjitha pikat që do të rishikoni. Merrni me mend edhe pyetjet që do t’ju drejtojnë gjatë mbledhjes.
2. Mendo para se të flasësh
Gjatë një mbledhjeje, e cila zhvillohet kryesisht gjatë orarit të punës, shpesh humbet shumë kohë kur njerëzit dalin jashtë teme. Pyet veten para se të flisni, “A ndihmon, a është produktive, dhe e kuptimshme për atë çfarë ne duam të realizojmë?”
3. Bëje atë interaktive
Nëse mban një mbledhje thjesht për të dërguar një mesazh, më mirë dërgo një e-mail. Në një mbledhje, që të marrësh frytet e organizimit, pyet gjithkënd dhe merr ide të reja duke pyetur për mendime të ndryshme.
4. Dëgjo
Mund të jetë normale në këtë kohë, por shikimi tek celulari juaj gjatë mbledhjes është shenjë e mungesës së përqëndrimit. Nëse mbledhja nuk ja vlen të dëgjohet, ndoshta është më mirë që të kthehesh tek tavolina jote e punës.
*FORBES