Është sezon diplomimi dhe afro dy milion millennials do të fitojnë një diplomë kolegji këtë vit. Kjo do të thotë se Klasa e 2015 po kërkon punë në fuqi të plotë.
Teksa ju filloni udhëtimin tuaj të karrierës ekspertët ndajnë këto këshilla për t’ju ndihmuar në rrugën tuaj të punës:
Veproni si një sipërmarrës. Si në rast se jeni një sipërmarrës i vërtetë ashtu dhe në rast se ose punoni për ndonjë organizatë, ju duhet të jeni në gjendje të mendoni rreth problemeve që ekzistojnë dhe se si ti zgjidhni në mënyra që këto ti shpërblejnë përpjekjet tuaja.
Puna juaj e para nuk do të jetë dhe e fundit. Testoni punën dhe shihni nëse janë të denja për karrierën dhe mos vendosni për role që nuk luajnë me pikat tuaja të forta. Detyra juaj e parë është thjesht një hap në rrugën drejt karrierës gjatë gjithë jetës dhe ju keni të drejtë të ndryshoni mendjen tuaj aq shpesh sa ju pëlqen.
Ndryshuesit e punës. Derisa pritet ndryshim në karrierë, kuptoni fuqinë dhe përgjegjësinë e këtyre personave dhe aftësinë ndërsa ndryshojnë shpesh punë. Ju do të perceptoheni si një rrezik ‘fluturimi’ nëse nuk qëndroni në punë për një kohë të mjaftueshme, por ju mund sillni pasuri të ideve të reja për një organizatë që ka nevojë për aftësitë dhe përvojat tuaja.
Ofroni zgjidhje. Tregohuni izellshëm për tu angazhuar në zgjidhjen e problemeve dhe ofroni pa u ngutur idetë tuaja rreth tyre.
Fuqizoni rretin e punës. Pranoni ndihmën e miqve dhe të afërmve tuaj dhe tregoni atyre se në cfarë jeni I zoti në mënyrë që të dinë si t’ju konektojnë me qarkun e tyre të influencës.
Bëhuni agjenti më i mirë promovues i vetes suaj.Ju duhet të mbani me vete CV, kartat e biznesit dhe portofolin tuaj personal kudo që shkoni.
Bëhuni një agjent I aftë. Mos u fokusoni në emrin e punës në vend që të përqëndroheni në shembuj të aftësive konkrete që ilustrojnëatë cka ju bëni më mirë.
Reduktoni email-et. Profesionistët e ngarkuar me punë marrin qindra email-e në ditë. Bëni dallim nga të tjerët duke zgjedhur telefonin në vend të tyre. Lini një mesazh zanor nëse është e nevojshme dhe përdorni një shkrim derisa kjo t’ju kthehet në zakon.
A jeni LinkedIn? Plotësoni profiling tuaj, përdorni një foto profesionale, kompozoni një deklaratë përmbledhëse të goditur, shtoni shembuj të pasur për të treguar pikat e forta, dhe kërkoni rekomandime për të mbështetur aftësitë dhe arritjet tuaja.
Ndërmerrni rrezik. Provoni dicka të re dhe zgjeroni zonën tuaj të komfortit. Ju duhet thjesht të zbuloni dicka që dashuroni dhe një karrierë aksidentale të cilën nuk e do e kishit konsideruar kurrë ndryshe.
Kontakti me sy është I detyruar. Ai ndërton besim dhe raport dhe nëse jeni të interesuar në një karrierë ku do të ndërveproni me njerëz në cdo kapacitet, kontakti me sy ësht i detyruar.
Zotëroni vetëbesim! Ecni kryelrtë dhe mësoni të flisni me besim të përulur në lidhje me cka bëni mirë.
Mësoni të jeni fleksibël. Tregoni elasticitetin tuaj dhe gatshishmërinë për të diskutuar se si i keni kapërcyer sfidat.