Këshilla të arta për menaxhimin e krizave në kompani

08/01/2019 4:00 PM 0 komente

Në një artikull frymëzues, Forbes jep tre këshilla të arta mbi menaxhimin e stafit në një kohë krize apo vështirësie për kompaninë.

Shumë sipërmarrje botërore shpresojnë që gjendja të përmirësohet thjesht duke shtypur butonin e “përshpejtimit”, megjithatë krijimi i një marrëdhënie efikase me punonjësit është një mënyrë për të ndërtuar një kapital besimi në momente të vështira krize, që më pas mund të përdoret kur kompania të ecë me ritmet e plota të saj.

Çfarë duhet të mbani në konsideratë?

1. Inkurajoni se do ia dilni. Punonjësit ndihen të inkurajuar dhe tentojnë të japin maksimumin e tyre edhe në kohë të vështira, veçanërisht nëse shpresojnë te një perspektivë më e mirë.

2. Favorizoni bashkëpunimin për të ndihmuar grupin që të përmirësojë aftësitë për të ndarë burimet dhe për të punuar së bashku. Kjo është një politikë që ndikon në reduktimin e kostove dhe rrit efikasitetin.

3. Mbani të hapur kanalet e komunikimit. Njerëzit tentojnë të komunikojnë më pak kur gjërat shkojnë keq. Por, është pikërisht ky momenti kur është e nevojshme që të komunikohet më shumë. Të qarkulloni lajme të mira mund të japë një efekt të jashtëzakonshëm dhe mbështetje morale.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of