Duket se cështja e “Hotel Dajtit” do të kthehet në betejë midis atyre që synojnë ta kthejnë sërish atë në destinacionin fillestar, hotel, dhe Bankës së Shqipërisë, e cila këtë godinë e ka blerë me një vlerë prej katër miliard e njëqind e dyzetetetë milionë e katërqind mijë lekë.
Projekti i Bankës së Shqipërisë këtë godinë synon ta kthejë në zyra në shërbim të saj, por gjithnjë duke ruajtur vlerat arkitekturore të saj.
Pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, i cili hodhi poshtë projektin për kthimin e hotel Dajtit në zyra për BSH, tashmë i takon Këshillit Kombëtar të Territorit të marrë një vendim përfundimtar.
Për momentin projekti është pezulluar dhe ndërtesa pjesë e projektit Italian për bulevardin “Dëshmorët e Kombit” thujse është harruar.
Ministria e Kulturës e kontaktuar nga Ora News preferoi të mos komentojë këtë vendim të Këshillit të Restaurimit për “Hotel Dajtin”, duke deklaruar se shumë shpejt do të dalë me një deklarët zyrtare.
/ GAZETA TEMA
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.