Këtë javë rikthehet prodhimi në “Ferronikel”

04/07/2018 9:28 AM 0 komente

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, ka thënë se nuk ka më asnjë arsye për të mos filluar me prodhimin në “Ferronikel”, pasi që menaxhmenti ka kryer të gjitha obligimet ndaj punëtorëve dhe se e gjithë teknologjia tashmë është përgatitur, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Prodhimi në “Ferronikel” pritet të rifillojë deri në fund të kësaj jave, ndërsa të gjithë punëtorët e “Ferronikelit”, 820 sa janë, mezi presin të rifillojnë punën, e cila është ndërprerë pikërisht nga ata.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, i tha “Zërit”, të martën, se nuk ka më asnjë arsye të mos fillohet me prodhimin, pasi që të gjitha obligimet ndaj punëtorëve dhe kontraktuesve të fabrikës janë përmbushur.

 

Ndërkaq edhe menaxhmenti i “Ferronikelit nëpërmes një njoftimi ka bërë të ditur se prodhimi në “Ferronikel” do të kthehet në fund të qershorit ose më së largu në fillimit të korrikut.

Por meqenëse në fund të qershorit nuk ka filluar puna në “Ferronikel”, atëherë punëtorët me të drejtë presin që kjo të ndodhë këtë javë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz