Fotografia mund të zbulojë anën e fshehtë të gjërave dhe pikërisht këtë donte të kapte fotografi Tomas Sentpetery duke udhëtuar në mbarë botën.
Ai vizitoi disa nga pikat më të famshme turistike të kontinentit europian dhe zbriti nëntokë për të zbuluar se ç’fshihej poshtë tyre…
Projekti u realizua në bashkëpunim me Nikon Europe dhe është quajtur “Look Deeper”.
Sentpetery fotografoi çdo pikë të famshme turistike mbi sipërfaqe dhe poshtë saj (direkt poshtë ose në afërsi), duke nxjerrë në pah detaje magjepsëse.
Big Ben në Londër, Mbretëri e Bashkuar
Poshtë Big Ben ndodhet stacioni i braktisur i metrosë, Aldwych.
Hoteli St. Pancras Renaissance në Londër, Mbretëri e Bashkuar
Hoteli historik i Londrës St. Pancras Renaissance ndodhet mbi postën hekurudhore të Museut Postar të Londrës.
Krakov, Poloni
Pasi të keni vizituar ndërtesat dhe pikat e famshme të Krakovit mbi sipërfaqe, zbrisni nëntokë dhe do të gjeni Minierën e Kripës Wieliczka.
Barrio de Cuevas në Guadix, Spanjë
Barrio de Cuevas në Guadix të Spanjës është kompleksi më i madh i shpellave në Europë – që banohet nga 3,000 njerëz.
Tuneli i Bourbon në Napoli, Itali
Nën këtë rajon piktoresk të Napolit të Italisë shtrihet tuneli i lashtë nëntokësor i Burbonit.
Kulla Eifel në Paris, Francë
Nën sipërfaqe të pikave turistike me famë botërore të Parisit, shtrihen Katakombet e Parisit (pjesë e Paris Musées), arkivole të nëndheshme që mbajnë eshtrat e miliona njerëzve.
Burimi: Peta Pixel