Restorantet gourmét janë të gatshëm të shpenzojnë për produkte premium, por sidoqoftë është gjithmonë e këndshme të dish ekzaktësisht se për çfarë po paguan. Ja një vështrim prapa skenave të rritjes së kafshëve që janë të destinuara për t’u bërë disa nga përbërësit më luksozë në botë.
Bifteku Matsuzaka
Në Japoni, bifteku vlerësohet me 12 pikë në një shkallë vlerësuese me “efekt mermer” (sa më i lartë numri i fijeve të dhjamit, aq më shumë shtresa e yndyrë). Ndërkohë që bifteku i mirënjohur Kobe vlerësohet me gjashtë, Matsuzaka vlerësohet me 10 deri në 12 pikë të mira, duke e bërë ndoshta biftekun më të mirë në të gjithë vendin. Lopët Matsuzaka mbahen të pastra gjatë periudhës së tyre, në prefekturën e largët Mie, gjë për të cilën fermerët betohen se ndikon në shijen e produktit final. Ato ushqehen edhe me birrë për t’ju nxitur oreksin, masazhohen rregullisht me një furçë të fortë për të shpërndarë në mënyrë të barabartë dhjamin dhe në përgjithësi përkëdhelen gjatë të tre viteve të jetës së tyre (një jetëgjatësi e pazakontë për lopët e destinuara për konsum). Rezultati është, bifteku i mbushur me aq shumë fije të holla dhjami, saqë i ngjan një vepre të arteve të bukura. Mishi të shkrin në gojë në kuptimin e plotë të fjalës dhe je me fat nëse arrin të kafshosh një copë, që kushton rreth 200 $ për kilogram, me shumicë – një çmim aspak i ulët.
Qengji Sisteron
Këto dele kanë kullotur në krahinën e pasur të Provence, në ultësirën e Alpeve Franceze për mijëra vjet. Këta qengja të përcaktuar si PGI (Të dhëna Gjeografikisht të Mbrojtura) – janë rritur konform metodave tradicionale, endje të lirë dhe ushqyerje me barëra të egër dhe bimë si rozmarina dhe trumza. Vetëm këto tre raca delesh rustike lokale (Merinos d’Arles, Préalpes du Sud dhe Mourérous) janë të lejuar të shumohen; qengjat duhet të ushqehen me qumështin e nënës së tyre për të paktën dy muaj të jetës së tyre që mund të zgjasë nga 3 deri në 6 muaj. Asnjë qengj Sisteron nuk do ta shijojë kurrë silazhin (ushqim i thatë për kafshët) dhe çdo kafshë vendase që shpërndahet për shitje, ka një stampë me emërtim “rritur në Sisteron” dhe një barkod që tregon fermën e rritjes. Vendasit pohojnë se mund të ndiesh shijen e barishteve, të cilat qengji i ka lëshuar në mishin e tij. Ky mish çmohet për butësinë e tij, shijen e ëmbël dhe ngjyrën rozë.
Iriqi i detit Shakotan (Uni)
Iriqët e detit janë kafshë të egra. Ata nuk janë rritur në kuptimin tradicional, por procedura e mbledhjes së asaj që përfundon si “qershia mbi tortë” – Uni i kripur – në vaktin tuaj të sushit është mjaftueshëm intensiv për t’u kualifikuar. Në Gadishullin e virgjër Shakotan, në brigjet perëndimore të ishullit verior të Japonisë, Hokkaido, peshkatarët zgjohen para agimit për të vlerësuar motin; në qoftë se është mjaftueshëm i qetë, ata do të shpenzojnë orë të tëra të përkulur mbi të dy anët e anijes në kërkim të iriqit të detit për t’i kapur me një pajisje të posaçme. (Mbledhësit e Uni në Maine dhe Kaliforni zhyten në thellësi 20 deri në 30 ft. në ujë të ftohtë, që t’i mbledhin iriqët individualisht me dorë). Procesi i punës intensive mund të shpërblehet shumë mirë: Nga qershori deri në gusht, kur Shakotan Uni është në periudhën e tij më të freskët, një iriq i vetëm, i paketuar me kujdes dhe i paraqitur bukur në tezgat e tregut të famshëm Tsukiji të Tokios, mund të shitet për më shumë se 250 dollarë, duke përcaktuar kështu çmimin më të lartë për të gjithë Uni-t.
Poulet Rouge
Tashmë i njohur si gjeli Poulet de Bresse 215 dollarëshe, fermerët francezë që aderuan në programin e sponsorizuar nga qeveria, Label Rouge, kanë ndjekur për dekada të tëra standarde strikte të cilësisë për këtë racë pule të zakonshme, por të trashëguar, si redbro cou nu, ose pula qafë-zhveshur, të cilat janë të njohura për lëkurën e tyre të hollë, për trupin elegant dhe të ushqyeshëm dhe për mishin plot shije. Në SHBA, ferma me bazë në Karolinën e Veriut shkon deri aty sa të importojë vezët e fertilizuara për të siguruar gjenetikën e vërtetë franceze dhe për të respektuar standardet franceze Label Rouge. Rezultati është, pula e tyre Poulet Rouge Fermier du Piedmont ™ (nga 15 deri në 20 dollarë secila). Këto pula rriten për gati dy herë më gjatë se pulat e rritura për konsum masiv, duke u endur si në ajër të pastër ashtu edhe në kotec, ku ushqehen sipas një diete të pasur me zarzavate, ku u jepen lodra me shkëlqim e madje janë të ekspozuara ndaj muzikës klasike.
Jamón Ibérico de Bellota
Duke kontribuar ndoshta në më të mirënjohurin e të gjithë produkteve të derrit, derrat Iberik me lëkurë të zezë, jetojnë jetën e fundit mes luksit para vdekjes së tyre (ose “sakrifikimit”, siç njihet nga vendasit), në krye të hierarkisë spanjolle të proshutës së thatë. Derrat enden të lirë dhe shtrihen gjatë e gjerë në ferma pjesërisht të pyllëzuara me sipërfaqe 1000 – 2000 akra, për gati dy vjet (më shumë se dyfishi i kohës për racat e rritura për konsum masiv) deri sa derrat arrijnë një peshë prej 160 kg (360 pounds); ata përtypin barëra, bimë dhe ushqimin e tyre të parapëlqyer, lëndë lisi (bellota), të cilat janë të pasura në acid oleik, që i japin produktit të përfunduar aromën e theksuar të arrës dhe ullirit. Qeveria spanjolle kontrollon rreptësisht të gjitha aspektet e prodhimit dhe ka një sistem të veçantë etiketimi; shkalla më e lartë është jamon iberico de bellota që do të thotë 100% – racë derri Iberik, që kanë marrë të paktën një të treten e peshës së tyre vetëm nga rrëmimi i lëndës së lisit dhe barit, ndërsa rriten për të paktën tre vjet. Kjo proshutë do t’ju kushtojë 100 dollarë për rreth 400 gramë./Bloomberg