Këto do të jenë dhjetë qytetet më të mëdha në botë në vitin 2030

29/06/2017 5:35 PM 0 komente
Qytetet

Popullsia në botë është duke u rritur me ritme alarmante. Deri në vitin 2050 do të ketë rreth 10 miliardë njerëz në planet.
Këtë gjë e kemi dëgjuar prej vitesh, por në cilat vende është duke ndodhur rritja e popullsisë?

Sot, Tokio, është qyteti me popullsinë më të madhe në botë, me rreth 38 milionë banorë.
Nju Jorku është ende në Top 10, me rreth 8,5 milionë persona. Por në tri dekadat e tjera, kjo shifër do të ndryshojë.
Ndërsa rritja e popullsisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europë është në stanjacion, numri i njerëzve që jetojnë në Lindjen e Largët, Azi dhe Afrikë po rritet në mënyrë të frikshme.

Më poshtë janë dhjetë qytetet që deri në vitin 2030 do të kenë rritjen më të madhe të popullsisë sipas World Urbanization Prospects të Kombeve të Bashkuara.

10. Mexico City, Meksikë: 23.9 milionë banorë

9. Lagos, Nigeri: 24.2 milionë banorë

8. Kajro, Egjipt: 24.5 milionë banorë

7. Karachi, Pakistan: 24.8 milionë banorë

6. Dhaka, Bangladesh: 27.4 milionë banorë

5. Pekin, Kinë: 27.7 milionë banorë

4. Mumbai, Indi: 27.8 milionë banorë

3. Shangai, Kinë: 30.8 milionë banorë

2. Delhi, Indi: 36.1 milionë banorë

1. Tokio, Japoni: 37.2 milionë banorë

Global Cities Institute parashikon që Kinshasa, në Republikën Demokratike të Kongos, do të jetë qyteti më i populluar në botë deri në vitin 2075 dhe se deri në vitin 2100 do të tejkalojë 88 milionë banorët e ardhshëm të Lagosit në Nigeri.

 

Burimi: World Economic Forum

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz