Numri i patentave të shpikura për aplikacione të ndryshme në Kinë, bazuar në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Shtetit, gjatë 2014 arriti 928 mijë, rreth 12,5 % më tepër se një vit më parë.
Zyra autorizoi një total prej 233 mijë patenta gjatë vitit, prej të cilave 163 mijë ishin nga Kina.
Nga fundi i 2014, Kina pati 663 mijë patenta të shpikura, me kualitet të lartë dhe me vlerë në treg, e sipas statistikave të publikuara nga kjo zyrë, numri i patentave të shpikura për 10 mijë kinezë shkon 4,9.
Kina e ka zgjeruar tregun e saj të shpikjeve të ndryshme inovative të patentuara, si një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së tyre. Gjithsesi, shpikjet, sipas ekspertëve, ende nuk kanë një avantazh konkurrues mes të tjerëve.
Një nga prioritetet e qeverisë ka qenë të nxisë inovacionin duke rregulluar të drejtat e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe asaj industrial.