Kina është ofruar të ndihmojë Rusinë, e cila është duke përjetuar një krizë ekonomike e përqendruar tek rënia e vlerës së monedhës vendase Rublës.
Kryeministri Kinez u shpreh këtë javë se, Kina është gatshme të ndihmojë Rusinë, duke i siguruar ndihmë financiare.
Por çdo paketë shpëtimi për Rusinë që do të japë Kina, shton edhe më tej mundësinë e ushtrimit të një lloj lidershipi në raport me fuqitë e tjera ekonomike si SHBA dhe BE.
Rusia nuk është në bisedime me Kinën rreth ndonjë ndihmë financiare, tha Dimitry Peskov, zëdhënës i Presidentit Vladimir Putin. Ai tha se, nuk e di nëse Kina është duke u përgatitur për të ofruar ndihmë. Ministria e Jashtme e Kinës, ka pohuar se, vendi është i gatshëm të punojë me të gjithë anëtarët e grupit SCO për të forcuar bashkëpunimin ekonomik.