Nga të dhënat e parakohshme të indeksit të menaxhimit të blerjes (PMI) të “Hsbc”-së, në muajin nëntor aktiviteti prodhues në Kinë regjistroi rënien më të lartë që nga muaji mars i vitit 2009. Ky tregues zbriti në kuotën 48 në muajin nëntor nga 51 që u llogarit në tetor. Kjo shifër përforcon edhe deklaratat e bëra nga Kryeministri Wang Qishan, përgjegjës për financat, sipas të cilit parashikohet recension i gjatë për ekonominë botërore dhe kjo do të ndikojë edhe Kinën, e cila ka varësi nga eksportet. “Rënia e indeksit ‘Pmi´ tregon se prodhimi industrial do të bjerë me 11-12% në bazë vjetore, gjatë muajve të ardhshëm, tha analisti Qu Hongbin, ekonomist për Kina në “Hsbc”.
Në muajin tetor, prodhimi industrial u rrit me 13.2% në bazë vjetore dhe me 13.8% në krahasim me muajin shtator.
“Kërkesa e brendshme po bie dhe ajo e jashtme po dobësohet”, thotë Qu. Në muajin tetor, eksportet kineze zbritën në 28.74 miliardë dollarë përkundrejt 31.61 miliardë dollarëve që ishin në muajin shtator. Eksportet drejt SHBA-ve u ulën në 28,6 miliardë dollarë nga 30.11 miliardë dollarë në muajin shtator.
Tkurrja e tregtisë së jashtme të Kinës po ndodh në një moment kur e gjithë ekonomia botërore po ngadalëson ritmet e rritjes, duke kaluar nga shifra 10.4% që u llogarit në vitit e kaluar, në 9.7% në tremujorin e parë, 9.5% në tremujorin e dytë dhe 9.1% në të tretin. Megjithatë sipas Qu Hongbin, ulja e inflacionit do t´i krijojë më shumë hapësirë Pekinit për të marrë masa ndaj politikës monetare. Sipas të dhënave, çmimet e konsumit u rritën me 5.5% gjatë muajit tetor. Për të luftuar kundër inflacionit, Kina rriti disa herë gjatë vitit 2010 normat e interesit dhe nivelin për tërheqjet nga rezerva minimale, e detyrueshme, bankare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.