Kinë, tregu i smartphone-ve në recesion

26/01/2019 12:07 PM 0 komente

Sipas analistëve të Strategy Analytics, tregu më i madh botëror i telefonisë mobile, ai kinez, është në “recesion” – tremujori i fundit i 2018-s është tremujori i pestë me radhë negativ.

Nga muaji tetor në dhjetor, dërgesat ranë me 11% në kuotën 108 milionë njësi. Gjatë vitit 2018, janë dërguar 408,5 milionë smartphone krahasuar me 459,6 milionë smartphone në vitin 2017, në rënie me 11%.

Ekspertët theksojnë ecurinë e mirë të Huawei që konsolidon leadership-in në treg dhe vështirësitë e Apple, e cila në tremujorin e katërt 2018 regjistroi rënie me 22%. Në fillim të janarit, kompania kaliforniane rishikoi në ulje të ardhurat e tremujorit të katërt, duke theksuar ngadalësimin e kërkesës për iPhone, veçanërisht në Kinë. Në bazë të të dhënave, nga muaji tetor deri në dhjetor, Huawei ka dërguar 30 milionë smartphone, rreth 6 milionë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, duke zënë 27,8% të tregut.

Gjatë gjithë vitit 2018, një e katërta (25,7%) e smartphone-ve të shitur në Kinë janë të kompanisë Huawei, 105 milionë njësi. Në vend të dytë është Oppo, me 22,4 milionë pajisje të shitura mes tetorit dhe dhjetorit (-2%), ndjekur nga Vivo, 22,2 milionë njësi (+8,5%).

Në vend të katërt, renditet Apple, që lë pas Xiaomi, por e mbyll tremujorin në rënie me 22%: 10,9 milionë iPhone të shitur në 2018 krahasuar me 14 milionë njësi të shitura në tetor-dhjetor 2017. Në të njëjtën periudhë, shitjet e Xiami janë ulur nga 15,5 milionë në 10 milionë smartphone.

“Apple ka qenë nën presion në tre muajt e fundit në Kinë, me iPhone në rënie në 8 nga 12 tremujorët e fundit” deklaroi Linda Sui, drejtuese në Strategy Analytics. “Betejat e vazhdueshme mbi patentat me Qualcomm janë një shpërqendrim: Apple është kritikuar ashpër për çmimet e larta”.

Burimi: ANSA

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of