Të gabosh kushton shumë shtrenjtë. Tani mund të bëhen prova me stimulatorë dhe një ologramë në 3D të trurit të pacientit. Fillon një epokë e re trajnimi
Trajnimi i neurokirurgëve për të operuar mbi atë zonë të ndjeshme që është truri i njeriut po kryhet ashtu sikur ndodh me pilotët përpara se ata të marrin dritën e gjelbër për tu ngritur në fluturim me qindra jetë njerëzore që varen nga ata. Dhe ky është qëllimi me të cilin ka lindur në institutin neurologjik Carlo Besta në Milano, Besta NeuroSim Cente, realiteti i parë Italian për trajnimin e neurokirurgëve përmes përdorimit të simulatorëve kompjuterik 3D. ‘Ne jemi të parët në Evropë që e disponojmë këto teknologji- shpjegon Francesco DiMeco, drejtor i Departamentit të Neurokirurgjisë në Besta dhe kreu i Qendrës së Neurosimulacionit kirurgjikale Institutit-. Ne kemi ngritur një dhomë me katër makina: tre Simulator të ndryshëm (NeuroTouch, ImmersiveTouch, Surgical Theater), secili me pajisje specifike dhe karakteristika të veçanta, të cilat e bëjnë atë të përshtatshme për të parë më mirë zona të caktuara të trurit apo për të kryer veprime të caktuara.
Për më shumë një kompjuter viziv anatomik dimensional (Virtual Proteins) i cili, pasi ka siguruar (nga TAC ose rezonanca) imazhet origjinale të trurit të pacientit, ajo e riprodhon në mënyrë të besueshme në një holografik 3d dhe i mundëson mjekëve, të pajisur me syzet përkatëse, të shikojnë, hapin , rrotullojnë, të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme për të studiuar situatën më mirë përpara se të ndërhynë ‘.