Kjo është kisha e parë në botë që mund të ketë formën e një këpuce femre me takë.
Kjo kishë është ndërtuar në Tajvan dhe është e lartë 16.75 metra dhe mbi 10 metra e gjerë.
Ndërtesa gjigante vetëm prej xhami
Kisha është e tëra e ndërtuar me xham dhe ka formën e këpucës së Hirushes, të cilën mesa duket kjo e fundit e ka humbur në provincën Chiayi, në Tajvan.
E gjithë kisha është e ndërtuar me 32 panele të lyera xhami në ngyrë blu me shkëlqim dhe ka kushtuar rreth 686,000 dollarë amerikanë.
Kush është krijuesi i saj?
Ideja për krijimin e një kishe të tillë lindi dhe u zhvillua në Southwest Coast National Scenic Area, e cila nisi ndërtimin e saj qershorin e kaluar.
Por menaxheri i saj, Pan Tsuei-ping, në një intervistë të dhënë së fundmi për BBC-në, u shpreh se qëllimi i kësaj kishe nuk është i njëjtë me ato të kishave të tjera në botë. Kjo kishë do të përdoret kryesisht për sesione fotografike dhe për ceremoni martesore.
Pse pikërisht një këpucë femre me takë…
Historia e ka zanafillën pikërisht në këtë provincë dhe ne kemi marrë shkas nga një histori e vërtetë që ka ndodhur këtu, vazhdon më tej Tsuei-ping. Në vitin 1960, një vajzë me emrin Wang u prek nga një sëmundje e rëndë në të dyja këmbët. Si pasojë e kësaj sëmundjeje, për ta shpëtuar, doktorët u detyruan t’ia prisnin të dyja, gjë kjo që bëri që dasna e saj të anulohej dhe që nga dita pas operacionit e deri në fund të jetës së saj ajo e kaloi çdo ditë në kishë. Kisha është pikërisht në nder të kujtimit të saj.
Elementi i duhur për të tërhequr femrat
Këpucët janë një prej objekteve më të dëshiruara nga një numër shumë i madh femrash në të gjithë botën dhe kjo është një tjetër arsye se përse kjo kishë u ndërtua në formën e një këpuce gjigante me takë të lartë. Brenda saj ka rreth 100 objekte femërore. Kishë i kushtohet tërësisht femrave si atyre vendase, por edhe turisteve nga e gjithë bota.