Portali Holidu, motor kërkimi për shtëpi pushimi, ka realizuar një studim për të kuptuar se cilat ishin plazhet më të publikuara me hashtag të dedikuar në rrjetin e famshëm social Instagram.
Në krye të këtij klasifikimi interesant, me 1.109.522 hashtag, është plazhi australian Bondi Beach, i cili pëlqehet nga turistë nga e gjithë bota, veçanërisht nga sërfistët.
Në vend të dytë, plazhi spanjoll Barceloneta (700.000 hashtag).
Pas tij renditen South Beach në Majami, me 388.512 hashtag, dhe Cannon Beach në Oregon, me 310.029 hashtag. Në vend të pestë, plazhi i famshëm brazilian Copacabana me 144.786 hashtag.
Në vend të gjashtë, plazhi qipriot Nissi; në të shtatin Whitehaven Beach në Australi dhe Playa del Inglés në Canarie në vend të tetë (me 133,305 hashtag).
Në dy pozicionet e fundit janë Durdle Door Beach, në bregun jugor të Anglisë dhe plazhi i mrekullueshëm për ngjyrat e tij, Lanikai Beach, në Hawaii.